Legjenda e futbollit argjentinas, Diego Maradona do t'i nënshtrohet një operacioni në tru

Legjenda e futbollit argjentinas, Diego Maradona do t'i nënshtrohet një operacioni në tru

Ish-futbollisti Diego Maradona

Legjenda e futbollit argjentinas, Diego Maradona do t'i nënshtrohet një operacioni në tru. Leopoldo Luque, ish-mjeku i futbollistit tha se 60-vjeçari Diego Maradona kohët e fundit nuk ka qenë mirë psikologjikisht. Sipas mjekut legjenda e futbollit është i kthjellët dhe ka dhënë pëlqimin e tij për ndërhyrjen që do të bëjë. Legjenda Diego Maradona do t'i nënshtrohet një operacioni për një hematomë subdurale.

Hematoma subdurale është një gjendje serioze ku zhvillohet një mpiksje gjaku midis kafkës dhe sipërfaqes së trurit. Zakonisht kjo lloj hematome shkaktohet nga një dëmtim i kokës. 60-vjeçari do të transferohet në një klinikë në provincën Buenos Aires.

k.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit