Leja për ndërtimin e thertores, kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli padit në SPAK Xhelal Mziun

Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli paditi në SPAK ish-kreun e bashkisë Xhelal Mziun.

Sipas Sulit, ish-kryebashkiaku ka abuzuar me lejen e miratuar për ndërtimin e thertores në zonën e Laknasit.

Kjo padi e Sulit është e treta ndaj ish-kryebashkiakut që depozitohet në SPAK.

"Me anë të veprimeve të kryera dhe mosveprimeve të realizuara ish kryetari i bashkisë Kamëz Xhelal Mziu, ka favorizuar në mënyrë të paligjshme subjektin privat, i cili është pajisur me leje zhvillimi dhe ndërtimi për ndërtimin e një kompleksi blektoral dhe stabiliment therje në bregun e lumit në Laknas pa marrë miratimin zyrtarë nga Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore siç dhe është kërkesa ligjore por ka patur zyrtarisht në mënyrë të përsëritur refuzimin e dhënies së autorizimit për të kryer investim privat në këtë teritor. Në mënyrë të përsëriturështë refuzuar kjo leje për shkak të përgjigjes negative nga institucioni i Agjensisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore dhe ish Kryetari i Bashkisë, pa e patur këtë autorizim jepet Leje zhvillimi dhe ndërtimi në mënyrë të paligjshme dhe abuzive" - thuhet në dokumentin e dorëzuar nga Rakip Suli në Prokurorinë e Posaçme.

Në vitin 2019, Suli e paditi Mziu për dhënien e lejeve të ndërtimit pa kriter madje në zona që janë përcaktuar si park Kombëtar, por edhe në shtratin e lumit që ishte përcaktuar për t'u lidhur me liqenin e Tiranës.

Ndërkohë ish-kreu i Bashkisë së Kamzës i ka mohuar këto akuza. Në një reagim në rrjet sociale, Mziu shkruan se leja për të cilin flet Suli,  i është refuzuar kompanisë dy herë por pasi i plotësonte kushtet është lejuar që të bëjë ndërtimi. Ish-kreu i Kamzës tha se këto akuza vijnë nga padituria e Sulit për të njohur ligjin.

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Milani ndan rrugët me Piolin, tifozët votojnë për trajnerin e ri! Ish-rivali në stolin kuqezi

Milani ndan rrugët me Piolin, tifozët votojnë për trajnerin e ri! Ish-rivali në stolin kuqezi