Leja për plazhet nga e hëna te e-Albania, por si do të ndahen? Klosi tregon planin: Prioritet hotelet (VIDEO)

Ministri i Turizmit Blendi Klosi prezantoi nga Kavaja masterplanin e ri të qeverisë për ndarjen e stacioneve të plazheve. Situata e pandemisë, tha Klosi diktoi rregulla dhe kritere të reja. Si fillim është bërë fotografimi nga ajri i gjithë vijës bregdetare e më pas është ndarë me zona për plazhe publike dhe private.

Aplikimi për plazhet private do të nisë ditën e hënë në E-albania në datë 1 qershor deri në datë 14 qershor. Klosi tha se prioritet për të marrë stacion plazhi do të kenë hotelet dhe restorantet. Por si do të bëhet ndarja? 80% e plazhit këtë vit do të jetë për privatin dhe vetëm 20% për publikun.

Ministri Klosi duke marrë shembull Kavajën, tregoi hartën me ndarjet, zona e ngjyrosur me të verdhë do të jetë për biznesin, zona jeshile për qytetarët. Të parët në përzgjedhje do të jenë hotelet e vijës së parë, vetëm për sipërfaqen përpara ballore.  Pas hoteleve të vijës së parë, do u kërkohet të tjerëve të aplikojnë që ndodhen në vijën e dytë.

Më pas do të jetë mundësia e restoranteve për të aplikuar për zonën e caktuar si të verdhë. Brenda kësaj hapësire të verdhë për biznesin, 20% do të jetë e lirë për qytetarët. Por cfarë do të ndodhë në një zonë si Gjiri i Lalzit që nuk ka hotele si në zonën e Shkëmbit të Kavajës për shembull? Klosi sqaroi se në këtë rast, ndarja e parcelës në vijën bregdetare do të bëhet duke u lënë të drejtën për të zgjedhur restoranteve me mbi 20 tavolina.

"Vendimi Këshillit të Ministrave përcakton prioritetet të parët që do të përzgjidhen janë hotelet e vijës së parë, duke kërkuar që të menaxhojnë sipërfaqen para hotelit të tyre, jo pse janë në vijë të parë të kenë gjithë sipërfaqen e plazhit, do të zënë vetëm sipër faqen vetëm atë që kanë para hotelit të tyre, po ashtu pas hoteleve të vijës së parë do t'ju kërkohet hoteleve të tjera që të gjejnë veten në zonat e menaxhuara sipas ndarjes që kemi bërë rreth 10 metra ballore për cdo njësi po natyrisht kjo mund të jetë sipas nevojave për të menaxhuar situatën përballë hotelit të tij dhe në zonat ku nuk ka hotele ku nuk ka struktura akonmoduese, do të shohim që si në zonën e Gjirit të Lalëzit ku nuk ka hotele vija bregdetare e menaxhuar do të menaxhohet nga struktura që do ofrojnë shërbim që ka numër të konsiderueshëm tavolinash, mbi 20 tavolina.

Zonat që do të merren nga restorantet apo strukturat menaxhuese por që garantojnë higjienën garantojnë beywatchin garantojnë vijëzimin e detit garantojnë rregullat e pastërtisë në zonën që posedojnë do të mbeten zona publike, për të cilat sic e thashë do te jenë për qytetarët që nuk duan të zgjedhin plazhin privat. Pra, realizojmë 2 objektiva kryesore rritjen e hapësirave për njerëzit dhe respektimin e protokollit shëndetësor" tha ai.

Klosi tha se "në një vijë bregdetare 400 km nga veriu në jug vetëm 10 për qind e saj është sipërfaqe e menaxhuar pjesa tjetër është akoma e lirë, plazhe të lira, po plazhe të cilat ne nuk do të garantojmë ose nuk do të sugjerojmë shkuarjen apo bërjen  e plazhit, pasi rreziku për sigurinë e jetës është i madh". Lexo ketu rregullat për të bërë plazh.

Ministri Klosi dhe ndarja e plazhit në vijën bregdetare me ngjyrë të verdhë dhe jeshile 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ura bahcallekut: 31/05/2020 09:52

    Plazhet kane me kene si vitet e tjera.Njerzit krijusi i ka llogarit me nejt bashke ne shpi e ne shoqni,rreziku ma i madh jane kafshet shpijake hiqni dore prej tyne me i marr ne plazh e me fjet me qej e me maca.

    Përgjigju
  • Kafsha 2: 30/05/2020 21:37

    Nuk I rruhet asnjerit nga qeveria per popullin o Popull!! Jemi thjesht milingona!! Kudo ne bote te mbyt privati sepse nga ata levrojne taksat!!!! Jetojme sa per te thene as kemi per ta gjetur te drejten kurren e kurres!! Durim sa te vdesim, do jetojme me gjithcka qe na servirin!! Do jetojme momente qe nuk I ka pare ndonjehere njerezimi & me keq ca pame keta 2 muaj!!Distancim social jo me shume se sa 6 veta bashke, maska, dorashka, mosbesim ndaj njeri tjetrit etj etj !!! Kete duan Ata!! Mjere NE!!!

    Përgjigju
  • Pa peshe: 30/05/2020 17:38

    Dmth njesoj si me perpara. I keni mbushur xhepat prap dhe populli prap do e kete te veshtire te gjej nje byth vend per te bere plazh pa pagese. Nuk e keni te gjate po he. Erdhen zgjedhjet reja.

    Përgjigju
  • Tirona: 30/05/2020 17:09

    O Toc minister! Vetem hotelet duhet te kene leje per shazhllonet dhe cadra dhe keto ti kete sa dhoma disponojne dhe ti vendosin ne afersi te hotelit dhe jo te zene reren deri ne buze te detit. ndersa restoranteve dhe bareve qe jane gjate bregut te mos I jepet leja per shazhllone dhe cadra se bregu ranor eshte prone publike dhe jo ta shfrytezojne private. Me kete qe thua Ti o Toc Minister e gjithe bregdeti do te zaptohet nga private ashtu sic ka qene I zabtuar dhe te na rrofshin ato aksione qe u ndermoren ne fund te sezonit te kaluar dhe Ne banoret qe jetojme ne apartamentet tona , te cilet jemi taksapagues te rregullt do te bredhim perseri me cader ne dore si "Cifuti ne Shkretetire ", ashtu sic kemi bredhur , per te gjetur nje vend te lire , se kudo ku shkonim na thonin o RONE E XHANUM . O TOC Minister! mer masa mos te perseritet e njejta gje dhe ate 20% jepja privatit dhe 80 % leja publikut, nese te ha meraku per privatin , jepi leje vetem per dhenje me qira ditore te cadrave dhe shazhlloneve ku pushuesit ti marin ato dhe ti vendosin ku duan Ata. Per Restorantet dhe baret buze bregdetit do te jete me mire per ta nese perballe tyre ndodhet plazh publik ,se te jene te bindur se pushuesit me te shumtin e kohes do ta kalojne ne barin e restorantit apo te lokalit duke pire dicka freskuese, keshtu fitimi do te jete me i madh se sa ai I vendosjeve te shazhlloneve. O TOC Minister! Bej nje pune te mire para se te filloje sezoni, plugoje ate te shkreten Rere te Plazhit, ashtu sic u plugonte para viteve 90 , se ka 30 vjete pa u pluguar, mos u merni vetem me pastrimin nga leshteriket ajo rRere ka nevoje te plugohet per vit.

    Përgjigju
  • guei: 30/05/2020 16:54

    Po kryeministri premtoi se do te kete me shume plazhe publike dhe tani del qe 80% e plazheve do te jene private Kot nuk thote populli qe peshku qelbet nga koka

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet