'Leje një personi vetëm për një orë', policia sqaron rregullat e reja: Në rast fatkeqësie telefononi dhe prisni

'Leje një personi vetëm për një orë', policia sqaron rregullat e reja: Në rast fatkeqësie telefononi dhe prisni

Policia e shtetit nëpërmjet një reagimi përpiqet të sqarojë të gjithë qytetarët të cilët nga e hëna në zonat urbanet do të jenë të detyruar të marrin leje për të dalë nga shtëpia. Sipas policisë çdo qytetar që ka nevojë për të dalë nga shtëpia do të duhet të futet në portalin 'e-albania' për të kërkuar shërbimin 'leje për dalje'.

Çdo familje do mund të sigurojë vetëm një leje dhe ajo do të jetë e vlefshme vetëm për një orë. Policia thekson edhe një herë se do t'i refuzohet leja çdo pensionisti dhe personi që është në kategorinë e personave të rrezikuar, ndërsa çdo qytetar që ka raste fatkeqësie, emergjence apo urgjence duhet të telefonojë në numrin  112 apo 129 dhe të presë konfirmimin për lëvizjen.

Si do të lëvizin këmbësorët në zonat urbane, nga data 30 mars?

Në zbatim të masave kufizuese të shpallura për parandalimin e përhapjes së COVID-19, gjatë periudhës së kufizimeve të lëvizjes së shtetasve në zonat urbane, Policia e Shtetit sqaron se:

Nga data 30 mars 2020 e në vijim, në e-Albania do të ofrohet shërbimi online “Leje për dalje” nga shtëpia. Kjo leje vlen vetëm për fashën orare 05:00-13:00, për të bërë pazar apo blerë ilaçe.

“Leja për dalje” është vetëm 1 orë në ditë dhe miratohet vetëm për 1 pjesëtar të familjes, në atë ditë. Sistemi ndërvepron me Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile, ku verifikohet përkatësia familjare e aplikantit dhe mesazhi miratues që mbërrin në telefonin e qytetarit është konfirmim për strukturat e Policisë.

Policia e Shtetit rikujton se "Leja për dalje" do t'i refuzohet çdo pensionisti, si një nga grupmoshat më të rrezikuara për t’u prekur nga COVID-19.

Për rastet e fatkeqsive, emergjencave, urgjencave apo sëmundjeve që kërkojnë trajtim mjekësor në institucionet e shëndetësisë, qytetari duhet të telefonojë në numrin  112 apo 129 dhe të presë konfirmimin për lëvizjen.

Gjithashtu, sqarojmë se në orarin 05:00 deri 13:00, nuk do lejohet asnjë qytetar të dalë nga banesa, përveç kësaj kategorie që do pajiset me autorizim, si dhe atyre që janë në punë dhe kanë autorizime të mëparshme.

Asnjë qytetar tjetër nuk do lejohet të dalë për arsye të tjera, si shëtitje, qëndrime në parqe e lulishte, sport apo lëvizje pa asnjë aryse.

Në zbatim të këtyre masave kufizuese, Policia e Shtetit apelon për familjarët që duan të bëjnë pazar apo të blejnë ilaçe që të aplikojnë në e-Albania apo në numrin falas 55155, pasi patrullat policore, nëse konstatojnë këmbësorë me mungesë të email-it apo mesazhit konfirmues nga e-Albania, do të aplikojnë gjobat ndaj shkelësve.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatmira: 28/03/2020 19:28

    Duhet patjeter te ndergjegjesohen njerzit e te rujane veten edhe te tjeret

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet