Baze: Leksioni i hidhur i Valdrinit, për ata që nuk besojnë tek dekriminalizimi

Baze: Leksioni i hidhur i Valdrinit, për ata që nuk besojnë tek dekriminalizimi

Valdrin Pjetri

Valdrin Pjetri është leksioni i fundit i hidhur i gjithë atyre që nuk e kanë kuptuar se ligji i dekriminalizimit është bërë për t’i mbajtur larg politikës, të gjithë ata që përpiqen të fshehin të shkuarën e tyre. Para tij e kanë pësuar disa kryetarë bashkish dhe deputetë të Parlamentit, dhe për një njeri normal, kjo do të mjaftonte që për një gjë dhe shumë më të lehtë se kjo e Valdrinit, t’i qëndronte larg politikës.

Një njeri që është dënuar 20 vjet më parë, ka gjithë të drejtat të jetë qytetar i lire, por ligji ja ka ndaluar të jetë pjesë e politikës.

Dhe në këtë pikë, Valdrin Pjetri ngre dyshime serioze, jo vetëm si njeri politik, por dhe për intelektin e tij si qytetar.

Poshtërimi i tij publik sot, më shumë se sa një fitore e opozitës, është një problem i tij personal, të cilin do ta kishte shmangur, sikur të shikonte punët e veta e të mos merrej me politikë. Është një ndëshkim dhe për inteligjencën e tij të pretenduar.

Por meqë guxoi kaq shumë, duhet dhe ta pësojë kaq keq.

Në një farë mënyre, fati i tij sot, është një leksion për të gjithë ata që ende besojnë se mund të mbijetojnë në këtë sitë të hollë që politika i ka vënë vetes me ligj.

Demonizimi i elementëve kriminalë në politikë, është një fitore e reformës në drejtësi, që po jep frytet e veta edhe në shoqëri.

Reagimi i menjëhershëm i Kryeministrit, është një lajm i mirë, që tregon se ai është i pari që e ndjen peshën e përgjegjësisë, për infiltrimin e elementëve të tillë, qoftë dhe ilegalisht në sistem.

Por nga ana tjetër, është një leksion për të, për të kuptuar se distanca me elementë të tillë, nuk duhet të jetë vetëm nga letrat, por dhe nga mjedisi nga vijnë dhe nga nuhatja se kush i mbështet.

Rezultati i Valdrin Pjetrit në Shkodër, i identifikuar dhe nga vetë PS, si i mbështetur nga aleatë “të fortë” të PS në atë qark, rrëzoi në mënyrë drastike rezultatin e Partisë Socialiste në atë qytet.

Pjetri ka marrë rezultatin më të ulët historik të PS në qytetin e Shkodrës, duke marrë më pak se gjysmat e votave të Keti Bazhdarit katër vjet më parë, që garoi kundër vullnetit të “të fortëve” të Shkodrës.

Kjo tregon se shoqëria është më e përgatitur se politikanët tanë, për të nuhatur kush është i sponsorizuar nga të fortët dhe kush është përballë tyre.

Dhe pjesë e kësaj shoqërie është dhe PS e Shkodrës, që duket se e ka pasur këtë nuhatje. Përveç Valdrinit.

Nga ana tjetër, reagimi i fortë i Edi Ramës, që thotë se nuk do të falte as vëllain e tij, në raste të tilla, ka bërë entuziast Sali Berishën, i cili e quan fundin e botës, që Rama mund të dorëzojë dhe vëllain, nëse bën gjëra të tilla.

Se ai me mendjen e tij e quan sukses që nuk e dorëzoi djalin kur vrau në Gërdec, as vajzën kur u kap si seksere e tre milionë eurove.

Ai në vend të tyre vrau shtetin dhe tani çuditet se si shteti ndahet nga krimi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • e verteta: 14/08/2019 09:45

    Mero thone se jane dhe 30 kryetare te tjere,qe jane mare me pune te pista.Rama do thoj nuk dija gje prape....

    Përgjigju
  • Emigranti: 14/08/2019 05:26

    Me pelqeu shkrimi i Z .Baze. Eshte realist dhe i trajtuar me profesionalizem te plote. Nuk me pelqen te Z,Baze mos evidentimi i pergjegjesit kryesor ne caktimin e Pjetrit.... kryetarit te PS dhe K/ ministrit Rama . Eshte ky njeri qe e caktoi dhe askush tjeter! Mos ja hedhim baren PS se Shkodres.... se Rama duhet te bente verifikimin e te gjithe kandidateve per te 61 Bashkite e me pas te vendoste. Vec kesaj ai e kishte caktuar Prefekt dhe tash se fundi dhe udheheqes te Ps per Shkodren,kordinator si i thone. Ne fund nuk te rihet pa thumbuar dhe Berishen,i cili mund te kete shume faje ,por ne rastin ne fjale nuk ka asnje pergjegjesi. Pergjegjesia eshte tjeter ku ne kete rast.

    Përgjigju
  • Vicidoli: 13/08/2019 23:48

    Rrnofte Birisha i kalli te gjall ne Gerdec e prap kan me e dasht i vrau ne bulvsrd prap e dun

    Përgjigju
  • Shkodrani: 13/08/2019 22:12

    Jam nje votues i tije!ne rastese eshte njashtu siç thot PDja qe eshte shum entuziaste per mos marrjen e Bashkise nga ky,sa te gezuar dhe te qeshur jane demoktatet e shkodeers per Valdrinin qe doli me njodhe,dhe me njodhe te madhe ne rastese dalin te verteta,eshte nje pa burrni jo karshi meje qe ja kam dhene voten,po karshi EDI Rames qe e genjej dhe i doli i pa bese.ne rastese eshte e vertete siç thot ai pederasti Bardhi. Burgun e ka hak pa pik hezitimi te arrestohet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali