Leonard Olli në Report TV: Bindja Demokratike s'është krijesë e Berishës as e Ramës, përbaltja vjen nga frika

Anëtari i Bordit Drejtues të përkohshëm të partisë Bindja Demokratike, Leonard Olli ishte ditën e stome në studion e emisionit '45 Minuta' me gazetarin Denis Minga për të folur për themelimin e kësaj partie. Olli mohoi zërat të cilët e cilësojnë këtë parti një produkt Berishës apo Ramës duke thënë se kjo është tendencë për të përbaltur një lëvizje të re politike për shkak të frikës që kundërshtarët kanë përballë saj.

"Rama vazhdon të luajë rolin e Ali Komikut. Ai nuk është aty për të bërë gaztorin, se gaztorin Rama e luan për mrekulli Flori. Çdo tendencë për të përbaltur një lëvizje të re është një frikë.  Ai do që në momentin e parë të krijojë atë situatën e dyshimeve. Populli shqiptar ka parë shumë film më diversantë dhe për fat të keq të gjithë kanë harruar që kemi bindjet tona.

Nuk ka se si të jemi një krijesë e Berishës sepse ne kemi qenë një zë kundër ndaj tij. Në momentin që nënkuptohet se rrezikon të bjerë. Sondazhet e dhanë qartë se kush ishte orientimi i shqiptarëve në raport me bojkotin e zgjedhjeve. Me bojkotin bëhet një hap që bie ndesh me vullnetin e popullit. Rama nuk duhet të ishte kryeministër sot.

Zgjedhjet në Shqipëri kanë dy probleme madhore, financimi dhe transparenca e tyre. Reforma zgjedhore duhet të jetë një debat i madh për të gjitha shqiptarët. Nuk e di nëse në komisionin e Reformës Zgjedhore ka vëzhgues nga partitë e tjera. Unë do të sugjeroja që jo vetëm PD por çdo parti tjetër duhet të kishte ekspertët e vet në këtë tryezë" u shpreh Olli.  

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Papi: 25/04/2019 21:33

    Une them qe eshte prodhim i berishes mendoj keshtu sepse 1) pd e bashes vdiq dhe berisha leshoi planin b 2) nqs patozi do bente parti me koke te vet do e kishte bere qe kur u manipuluan zgjedhjet e kryetarit te pd Mos harrojme se nqs patozi duhet te duket lider i ri i pd-s duhet te beje ate qe nuk beri basha pra te demaskoje figuren e berishes qe coi pd ne ate fare feje ndryshe eshte vetem basha i radhes qe merr urdhra nga berisha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Përveç nëna e fëmijëve a do jesh gruaja ime përjetësisht! Propozimi emocionues i Bardhit për Sarën! Unaza dhe një mesazh

Përveç nëna e fëmijëve a do jesh gruaja ime përjetësisht! Propozimi emocionues i Bardhit për Sarën! Unaza dhe një mesazh