Në galerinë “NAAN” këtë fillim javë është artisti bashkëkohor Leonard Qylafi, që ekspozon punimet e tij në pikturë të dekadës së fundit. “Përtej rrethit të konfuzionit” është ngjarja e parë e artit pamor që njofton qendra e artit bashkëkohor “Harabel”.
“Leonardi është një artist që ka bërë shumë për pikturën shqiptare. Na ka përfaqësuar në Bienalen e Venecias (2017) , ka marrë pjesë në ekspozita të shumta dhe që ka aftësinë që brenda punës së tij kërkimore të sjellë diçka të re”, thotë Ajola Xoxa, drejtore e “Harabel”.
Imazhe të mjegullta, figura edhe të propagandës komuniste që propozohen... Sugjerohet perceptimi i një vepre në periudha dhe kontekste të ndryshme. Subjekti ka nevojën për sfondin kohor, për hulumtim të thellë të elementëve të dukshëm dhe të asaj që qëndron përtej saj.
“Është një udhëtim në një dekadë pune, të ndarë në tre seri. Bëhet fjalë për investigimin e imazhit dhe me mjetet me të cilat ne shohim këto imazhe. Nga propaganda deri tek propaganda e re, që mund të themi se është interneti”, shprehet artisti dhe kuratori Stefano Romano.
Përdorimi i imazhit, si fasadë për të mbuluar një realitet, dekor, apo edhe imazhe të keqkuptuara, Qylafi fton vizitorët të reflektojnë përballë punëve të tij: Çfarë fshehin format, ngjyrat ‘e ngrira’ në kohë, që vijnë gati si sekuenca filmike?
Punët e Qylafit, sjellin jo vetëm imazhe estetikisht të kuruara, por edhe hulumtime në të shkuarën, duke e parë me një këndvështrim bashkëkohor, dhe në përballjen me të tashmen, pjesë e së cilës vijojnë të jenë edhe imazhet propagandistike.
B.K/A.D/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si i vlerësoni potestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?
-
Të drejta
14%
-
Të gabuara
81.7%
-
Nuk e di
4.3%
Vota total: 257
Lajme të tjera
-
Premtuan leje legalizimi dhe punësime për të votuar PS në zgjedhjet e 2019! Gjykata lë në burg zyrtarin e kadastrës dhe në arrest shtëpie kryeplakun e Saukut
28 Prill, 13:39
-
Policia Rrugore e Tiranës: Javën që lamë pas 17 shoferë u arrestuan, afro 12 mijë gjoba dhe 8 automjete të bllokuara
28 Prill, 12:16
-
Tirane/ Shkuan të vizitonin 'Shpellën e Pëllumbasit' mbesin të bllokuar 5 turistë britanikë, gjenden pas 5 orësh kërkime (VIDEO)
28 Prill, 10:51
-
Nga Shkodra në Tiranë me pistoletë në makinë, arrestohet në Vorë 43 vjeçari! Person i skeduar nga policia (EMRI+VIDEO)
28 Prill, 10:25
-
Bunk’Art 2 atraksioni kryesor në qendër të Tiranës! Shikoni radhën e gjatë të turistëve të huaj, presin të hyjnë tek ish bunkeri antibërthamor i Ministrisë së Brendshme
28 Prill, 08:11
-
Basketboll meshkuj/ Besëlidhja 'ia merr dorën' Tiranës, e mposht edhe në ndeshjen e dytë dhe shkon në finale
27 Prill, 22:10
-
Përballet në derbi si ish, Orges Shehi i Partizanit: S'ka rol të madh, më të rëndësishëm lojtarët që e nisin nga stoli
27 Prill, 18:28
-
Bllokim rrugësh dhe tifozët të shoqëruar nga policia, derbi Tirana - Partizani fut kryeqytetin në 'qytetrrethim'
27 Prill, 17:45
-
'Ndaj Partizanit vetëm tri pikë', Erbim Fagu para derbit: Duam të kthejmë buzëqeshjen te tifozët e Tiranës
27 Prill, 16:27
-
Përfundon rruga e re në fshatin 'Gurrë të Vogël', Veliaj: Asnjë ndryshim nga qendra! Muhabetet me molotov do harrohen, puna mbetet
27 Prill, 15:10
-
Dy adoleshentet me synime të qarta: Në punë e shkollë për turizëm! ‘Shtrojmë’ rrugën për tu bërë sipërmarrëse
27 Prill, 11:40
-
Hodhën molotovë në protestën e të PL-së dhe Rithemelimit para bashkisë, arrestohet 31-vjeçari, në hetim një tjetër
27 Prill, 09:44