Leonardo DiCaprio ‘besnik’ i zakoneve të tij, filmohet në jahtin luksoz në prani të partneres së tij 23-vjeçare

Leonardo DiCaprio ‘besnik’ i zakoneve të tij, filmohet në jahtin luksoz në prani të partneres së tij 23-vjeçare

Leonardo DiCaprio në shoqërinë e modeles Victoria Lamas

Aktori Leonardo DiCaprio është filmuar në praninë e dy modeleve në një jaht luksoz në brigjet e ishujve të Karaibeve Saint Barthélemy.

Aktori i Hollivudit, 48-vjeç sipas The Sun, ishte në prani të të dashurës së tij të re, modeles 23-vjeçare Victoria Lamas. Ato janë parë së bashku tre herë brenda kësaj jave.

Fituesi i çmimit ‘Oskar’, i njohur për faktin se të dashurat e tij janë nën 25-vjeçe, u pa duke kaluar kohë me Victorian në jahtin luksoz.

E dashura e tij e fundit lindi në vitin 1999, vetëm dy vite pasi u publikua filmi "Titaniku", film në të cilin Leonardo DiCaprio ishte protagonisti kryesor.

Të dashurat e mëparshme të Leos përfshijnë supermodelet Gisele Bündchen dhe Bar Refaeli dhe aktoren Blake Lively. Të gjithë ishin nën 25 vjeçe  kur ishin me të. Leo u nda nga aktorja argjentinase Camila Morrone në fillim të këtij viti, vetëm disa javë pasi ajo festoi ditëlindjen e saj të 25-të.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës