Letër e hapur për BE, SHBA dhe NATO mbi non-paperin, 256 intelektualë nga Ballkani: Ndalni planet për ndarjen e rajonit

Letër e hapur për BE, SHBA dhe NATO mbi non-paperin, 256 intelektualë nga Ballkani: Ndalni planet për ndarjen e rajonit

Një letër e hapur nga 256 intelektual nga të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë i është dërguar BE, NATO dhe SHBA në lidhje me dokumentin non-paper i cili thuhet se doli nga zyra e kryeministrit slloven Janez Jansa.

Ndër firmëtarët e kësaj letre të hapur janë edhe disa intelektualë nga Kosova dhe letra është publikuar në faqen e të Helsinki Human Rights në Serbi. Në këtë letër dënohet ashpër përmbajtja e non-paper dhe ndarja e kufijve të Ballkanit.

Sipas përmbajtjes së saj akuzohet se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç dhe ish presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ishin në dijeni të këtij plani dhe madje e mbështesnin atë.

Nënshkruesit e letrës shprehen se non paper është një krijim i pasuesve të axhendave etno-nacionaliste. Qëllimi mund të jetë që ndryshimet nën këtë prag të duken më të arsyeshme por ata theksojnë se askush nuk duhet të mashtrohet në besimin se përpjekjet për të arritur këto qëllime mund të bëhen pa dhunë masive dhe lëvizje të detyrueshme të popullsisë.

Ata shprehen se ka ende kohë që SHBA dhe BE të ndryshojnë trajektoren aktuale, e cila përfundimisht do të përfundonte me dhunë.

Në përfundim të letrës ata bëjnë thirrje sërish Presidentes së Komisionit Ursula Von Der Leyen, Presidentit të Këshillit Evropian Charles Michel dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Drejtoria e Tatimeve: Përllogaritja e kësteve njeh edhe shpenzimet e tatimpaguesve

Drejtoria e Tatimeve: Përllogaritja e kësteve njeh edhe shpenzimet e tatimpaguesve