Letërsia për fëmijë dhe raporti i autorëve me diktaturën, Adelina Mamaqi: Më detyruan të shkruaj poezi për Enver Hoxhën (VIDEO)

Shkrimtarja e njohur, Adelina Mamaqi, rrëfen në ambientet e Qendrës Kombëtare të Librit edhe Leximit raportet edhe shqetësimet e saj për letërsinë bashkëkohore për fëmijë.  

“E nënvlerësojnë letërsinë për fëmijë. Më falni, por këtë e bëjnë kritizerët e letërsisë për të rritur. Duhet të themi, se shija e të ngrënit nis tek fëmija formohet me ushqim të mirë. Unë mendoj se letërsia për fëmijë ka një rëndësi të madhe, se edukon tek fëmijët dashurinë për letërsinë”, shprehet shkrimtarja për fëmijë Mamaqi.

Adelina Mamaqi, autorja e 15 botimeve, teksa këshillon lexuesit, ndalet edhe tek botuesit

“Duhet t’i kthejnë sytë edhe tek letërsia jonë për fëmijë, pasi për fat të keq disa shtëpi botuese i gjejnë të gatshme tekstet dhe i marrin edhe i përkthejnë. Nga ana vizive dalin të bukura, por ka edhe libra të përkthyer që s’kanë asnjë vlerë. Më vjen keq”.

Për letërsinë e vjetër shqipe për fëmijë, Mamaqi shprehet se Ministria e kulturës duhet të vërë dorë, por jo në çdo botim

“Unë shikoj të nevojshme nga MK të vlerësojnë vlerat, jo të gjithë librat e vlerësuar në atë kohë janë të përshtatshëm në këtë kohë, sepse brezat evoluojnë”.

Sa i përket debatit për shkrimtarët shqiptarë të cilët kanë shkruar për realizmin socialist, Mamaqi, përfundon se ka qenë një ndër ta, por kjo ka ndodh, duke pasi kanë qenë të detyruar.

“Mua më mori në telefon sekretari i Komitetit Qendror të Rinisë edhe më tha: ‘Duhet të shkruash një poezi për shokun Enver’. U detyrova ta shkruaj, më vinte apo s’më vinte mirë. Nga Lidhja e Shkrimtarëve më kërkuan disa herë të bëheshe anëtare partie, nuk pranova. Nëse do të kisha pranuar, me siguri matematike do të isha dënuar”.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Flutura: 03/11/2020 18:09

    Qenke e manget, ti ke shkruar per femije, cfare mund te shkruaje ti per Enverin; kapacitet te mjaftueshem per femije jo per ngjarje e tema te medha, mos u viktimizo. Dhe me porosi te sekretarit te rinise, kuje e madhe. Edhe per femijet nuk ke bere ndonje gje qe te mbahet mend.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës