Mazhoranca shpreson se Holanda do ndryshojë qëndrim, Margariti: Pas letrës, të gatshme për hap tjetër

TIRANË- Mazhoranca ka ende shpresë se Holanda do të ndryshojë qëndrim ndaj Shqipërisë për hapjen e negociatave. Pas qëndrimit në mbledhjen e komisionit për çështjet europiane në parlamentin e Holandës, se hapja e negociatave për Shqipërinë është e parakohshme, deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati thotë se ky vendim është marrë për arsye të brendshme, por që nuk beson se është vendimi përfundimtar.

“Ka dy vende ose 1 që është skeptik për arsye të brendshme politike për sa kohë komisioni europian e ka dhënë rekomandimin dhe 25 nga 27 janë dakord, patjetër që është çështje politike e tyre. Nuk besoj se ky është vendimi përfundimtar i qeverisë holandeze, dhe shpresoj shumë se dhe qeveria franceze të ketë pikëpamje pozitive për hapjen e negociatave”, tha Bushati.

Gratë ministre të cilat i dërguan letër parlamentit holandez për t'i kërkuar të mos bllokojnë procesin e integrimit, duket se janë të vendosura të mos ndalen me kaq. Ministrja e Kulturës Elva Margariti, e cila është  një nga 8 ministret që ka firmosur letrën, thotë se mund të ndërmerren edhe hapa të tjerë të cilët do gjykohen si të vlefshëm për këtë proces.

“Ne gratë kemi fuqinë të qëndrojmë bashkë dhe të tregojmë modelin e ri të  Shqipërisë energjike që beson te forca e gruas kështu që do hap që gjykojmë sit ë vlefshëm do ta ndërmarrim”, tha Margariti për Report Tv.

Ndërkohë, ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati i pyetur për vendimin e Holandës dha këtë koment: “Si je mirë”?

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kosovari: 10/10/2019 09:54

    Ne Hollsande nuk ka aq sh ume shqiptare sa te merren per shkaktare problematike,Por, Hollanda ka shtytje nga opozita shqiptare-Basha dhe klani opzitare, qe te pengojne intergimin e Shqiperise dhe shqiptareve ne institucione nderkombetare,per kete opozita punon mbrneda dhe jashte vendi.Seepse kete e ka "detyre" kombetare e shteterore nga e cila finaacohet dhe krenohet para votuesve te saja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ka ende çështje të hapura për të sqaruar me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot

Ka ende çështje të hapura për të sqaruar me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot