Letra surprizuese që mori Rita Ora në Tiranë: 'Behu zëri i fëmijëve që vuajnë'/FOTO

Letra surprizuese që mori Rita Ora në Tiranë: 'Behu zëri i fëmijëve që vuajnë'/FOTO

Rita Ora duke lexuar letrën që i dhanë nxënësit

Rita Ora pak momente pasi ka marrë Çelësin e Qytetit nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është takuar me një grup nxënësish të klasës së pestë të një shkolle ndërkombëtare në kryeqytet. Fëmijët për pak momente kanë bashkëbiseduar me këngëtaren e famshme dhe i kanë dhënë një letër të shkruar në anglisht nga ku i sygjerojnë Rita Orës të behët një zë i fuqishëm në mbrojtje të drejtave të fëmijëve.

Rita Ora ka mbetur e surprizuar nga teksti i kësaj letre duke e mirëpritur atë, madje kur ka dalë nga Bashkia më krye bashkiakun Velija, duke ngritur dorën mbante shtrënguar dhe ka përshëndetur fansat.

Teksi i plotë i letrës. 

“E dashur Rira Ora
ju jeni shumë e rëndësishme.
Këngët e tua më inspirojnë për ndjekur ëndrrat e mia. Ju jeni një këngëtare e talentuar.
Siç edhe ju mund ta dini, nga e gjithë bota ka fëmijë të cilët kanë emigruar si pasojë e varfërisë, luftërat etj.
Në disa raste vendet nuk i lejojnë ata të qendrojne. Kjo është shumë e vështirë për ata sepse kjo bën që fëmijët të mos të kenë një vend ku të jetojnë.
Kështu, të lutemi nëse mundeni sa herë që të flisni me udhëheqësit e plot pushtetshëm të botës t'ua kujtoni atyre situatën e vështirë të shumë fëmijëve.
Ata kanë nevojë të ndihmohen. Fëmijët gjithmonë duhet të trajtohen si të barabartë pavarësisht racës, gjnisë apo besimit”. 



(Letra që nxënësit i dhanë Rita Orës në Tiranë)

1/2
//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

23 Prilli, Dita Botërore e Librit

23 Prilli, Dita Botërore e Librit