'Lëvizja 5 Yjet', Luigi Di Maio njofton dorëheqjen e tij si drejtues politik. Conte: Respektoj zgjedhjen tuaj

'Lëvizja 5 Yjet', Luigi Di Maio njofton dorëheqjen e tij si drejtues politik. Conte: Respektoj zgjedhjen tuaj

Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio ka njoftuar dorëheqjen e tij si drejtues politik i Lëvizjes 5 Yjet.

Di Maio e ka bërë të ditur vendimin e tij sot në mëngjes në takimin me ministrat e Lëvizjes e zhvilluar në ‘Palazzo Chigi’.

Ekziston mundësia që Vito Crimi-t, anëtar i vjetër i Lëvizjes, t’i besohet posti i lënë bosh nga Di Maio.

Gjithsesi Di maio do të vazhdojë të mbetet Ministër i Punëve të Jashtme në qeverinë italiane.

Lajmi i dorëheqjes u konfirmua edhe nga Vincenzo Spadafora, Ministri për Mundësi të Barabarta, në qeverinë ‘Conte 2’, i cili në fund të takimit në ndërtesën qeveritare tha se "Ne duhet të vazhdojmë të bashkuar”.

Kryeministri italian Giuseppe Conte tha sot në mëngjes se ai do të respektonte vendimin e Di Maio dhe se personalisht i vinte keq pë dorëheqjen.

Thashethemet për dorëheqjen e mundshme të Di Maio-s ishin përhapur ditë pas dite dhe u komentua edhe nga drejtuesit e partive të tjera. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Nicola Zingaretti tha dje në mbrëmje në ‘Porta a Porta’ duke iu përgjigjur një pyetjeje të Bruno Vespës se ai nuk ndihej komod dhe tha se “ Ne kemi bërë një angazhim mes njerëzve që i respektojmë".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë