Lëvizje në ministri, ikën Astrit
Halilaj i SHKB e kreu i Rrugores

Lëvizje në ministri, ikën Astrit <br />Halilaj i SHKB e kreu i Rrugores
TIRANE- Pa mbushur një muaj nga emërimi në krye të Ministrisë së Brendshme, Flamur Noka bën lëvizjet e para në ministri. Shefi i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, Astrit Halilaj, është “kurbani i parë” i ministrit Flamur Noka. Ai është transferuar me një detyrë tjetër në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Astrit Halilaj mbante postin e kreut të kësaj strukture mjaft të rëndësishme në ministrinë e Brendshme që prej 2005. Në vend të tij do të ulet Bashkim Shehu, ish sekretar i përgjithshëm i ministrisë së Kulturës.

Ikën dhe Vullnet Topalli, drejtori i Policisë Rrugore.

Burime nga ministria e Brendshme bënë të ditur se me të marrë postin, Noka kishte kërkuar një pasqyrim dhe bilanc të punës të të gjithë strukturave drejtuese të kësaj ministrie. Transferimi i Halilajt vjen pikërisht pas këtyre verifikimeve, ndërkohë që priten të kenë dhe ndryshime të tjera.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Ziadin Sela i bashkohet koalicionit të drejtuar nga Ali Ahmeti

Maqedoni e Veriut/ Ziadin Sela i bashkohet koalicionit të drejtuar nga Ali Ahmeti