Lëvizje në Policinë e Shtetit, Hasan Ahmetaj rikthehet drejtor në Berat pas 20 vitesh

Lëvizje në Policinë e Shtetit, Hasan Ahmetaj rikthehet drejtor në Berat pas 20 vitesh

Me rreth të kuq Hasan Ahmetaj

Hasan Ahmetaj është drejtori i ri i Drejtorisë së Policisë së Beratit. Ahmetaj në këtë post do të zëvendësojë Artion Dukën, i cili u emërua në krye të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë.

Hasan Ahmetaj ka një karrierë të gjatë në Policinë e Shtetit, pasi ka mbajtur disa poste të rëndësishme në qarqe si drejtues, por edhe në drejtorinë qendrore.

Ai ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në vitin e vështirë 1997 më pas drejtor i Policisë së Beratit në 1998-1999.

Kreu i ri i Drejtorisë së Policisë së Beratit së fundmi ka ushtruar detyrën e drejtorit të Forcave Operacionale të Lëvizshme për Rendin dhe Sigurinë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ket: 17/04/2019 09:11

    ky zoteria se fundmi ka ushtruar detyren e shefit te sekktorin ne drejtorine e FLO, jo te drejtorit.... ti veje mbare ne postin e ri, pasi si 63 vjec goxha promovim... suksese

    Përgjigju
  • Robi: 16/04/2019 21:23

    Burre shume i nderuar, njeri shume i ndershem, trim , nuk e harrojme perballjen e tij me horrat e pd kur po hynte ne shkoder ne 97 Kryeministri Bashkim Fino

    Përgjigju
    • Kol beka: 16/04/2019 23:29

      Kush ka hi nshkoder ma bethar e kta sjan ken horra kurr po hajde thuja nsy se tan gjall i ke

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditen shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditen shqiptarët