Rama: Mes shpifjeve të kundërshtarëve të shohim çfarë nuk shkon me ne

Atë se çfarë po ndodh brenda opozitës, kryeministri Edi Rama e sheh veçse si një mundësi që mazhoranca të përmirësojë edhe më tej veten. Një shumicë e zgjedhur nga vullneti i popullit që sipas tij duhet të vijojë rrugën para në besimin që i është ridhënë në 25 qershor të 2017-ës për të qeverisur.

Para deputetëve të Partisë Socialiste që ai drejton, në mbledhjen e grupit mbajtur me dyer të mbyllura në selinë rozë, kryesocialisti Edi Rama tha se përpjekjet për zgjedhjet lokale duhet të vijojnë pavarësisht se çfarë bën opozita.

"Ne do të ecim drejt, duke dëgjuar njerëzit, duke e përmirësuar çdo ditë qeverisjen, duke u organizuar më mirë se asnjëherë për zgjedhjet vendore. Hyjnë nuk hyjnë ata në zgjedhje, (që unë them që do hyjnë pasi të bëjnë sikur nuk hyjnë deri në minutën e fundit), ne duhet të fitojmë jo thjesht votat e shumicës, po zemrat e besimin e edhe më shumë qytetarëve se sa herën e shkuar", u shpreh Rama referuar vendimit të papritur që lideri demokrat Lulzim Basha shpalli dje, një ditë pas protestës, për t'i propozuar grupit parlamentar të PD-së, djegien e mandanteve. Megjithatë, vetë kryeministri nuk beson se ky vendim do të gjejë mbështetje as vetë brenda PD-së.

"Nuk besoj se do gjejnë konsensus për djegien e mandateve. Ne duhet të përmirësohemi. Mes shpifjeve të kundërshtarëve të shohim çfarë nuk shkon me ne", mësohet të jetë shprehur Rama para deputetëve të tij.

 "Opozita dështoi me sukses të plotë në orvatjen e saj të dëshpëruar dhe tani premton djegie mandatesh. Nëse djegia e mandateve nuk është një tjetër ballo me maska e Lulzim Bashës, pra një çadër në forme bojkoti para zgjedhjeve të qershorit, do të jetë sidoqoftë e vështirë të realizohet konsensusi mes tyre. Dhe Lulzimi e di këtë por luan blofin", vijoi më tej shefi i mazhorancës.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste Rama nuk la pa përmendur edhe punën e policisë së shtetit e cila u kundërshtua në detyrë nga protestuesit e opozitës. Kryeministri falenderoi ministrin e Punëve të Brendshme Sandër Lleshaj, dhe drejtuesit dhe punonjësit e policisë për "menaxhimin e shkëlqyer të një proteste të gatuar për dhunë e për destabilizim".

 "Kush kërkoi dhunë u përball me një model krejt të ndryshëm sjelljeje të pushtetit ndaj protestuesve, përkundër modelit kriminal të atyre që dje vranë protestuesit, sot duan të vrasin shpresën europiane të shqiptarëve", theksoi Ramën.

Më herët në kryesinë e Kuvendit, kryeministri Edi Rama takoi kryeparlamentarin Gramoz Ruçi dhe ministrat.

Deri më tani, Lëvizja Socialiste për Integrim ende nuk ka marrë një vendim nëse edhe kjo forcë politike e drejtuar nga Monika Kryemadhi do të djegë mandatet e deputetëve. Vendimi i Bashës erdhi një ditë pas protestës së opozitës së bashkuar të shtunën para kryeministrisë e cila degjeneroi në dhunë.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 18/02/2019 16:35

    Opozita kreu nje proteste qe nuk duhet te kthehej ne dhune pasi nuk eshte veorim demokratik , kyrse qeveria zoti Rama duhet te hete me sicualuste dhe larg mideleve luberale qe shellin pabarazi dhe per rrjedhoj dhe reagim social . Hiq dore nga PPP dhe apliko modelin e veorave publuke me tendera dhe me kosto me te ulet , pasi jane shjak u reagimeve popullore. Oer shoenzimet buxhetire te hesh ne i kurster dhe rruget qe do te ndertohen pruirutet te jene ata qe ndihmojne trafikun . Rruga e Arberit , kardhiq- delvine dhe aksi kombinat - plepa jane me te domosdoshmit ,te tjerat i ke shpenzime koti qe rrisin borxhin m

    Përgjigju
  • [email protected]: 18/02/2019 12:59

    Rama= je e vetmja shpres e ktij vendi. PD=tuf gomeresh

    Përgjigju
  • Hyqymeti: 18/02/2019 12:58

    DUHET ME CDO KUSHT TE BEHET DICKA PER LARGIMIN E DIKTATORIT TE LIDHUR ME KRIMIN DJEGJA E MANDATEVE DHE VOTIMI I PARA KOHESHEM ESHTE ZGJIDHJE

    Përgjigju
  • Konjak: 18/02/2019 12:49

    Ne c'do shtet ,largimi nga kuvendi-lenia e mandateve- eshte nje veprim teper- teper i rend politik .Pra ,nuk largohen nje numur deputetesh ,por gjith populli qe i ka votuar .Te abandonosh ,institucionet e tua ;do te thot, te prishesh kontraten sociale ;pra gjysma e popullsise te largohet nga kio marrveshie ,do te thot se ne shqiperi ka probleme teper te renda ,te cilat duhet me c'do kusht te riparohen,sa me shpejt ;per te mos u koplikuar me tej situata.Duket se ky problem eshte mar me sportivitet mga mazhoranca ,dhe nderkombtaret.C'do politikan ,paguhet nga taksat e popullit ,per ti sherbier atij ,dhe jo per tu pasuruar e bredhur neper Europe .Duken qart arsyetimet e deputeteve te majt ,duke injoruar ,lenien e mandateve te kolegeve te tyre dhe duke e prit me mos-perfillie ,ngjarien .Ju zoterinj jeni nepunes te shqipetareve ,dhe jo pronar te SHqiperise .

    Përgjigju
    • Flutura: 18/02/2019 22:02

      Po qe aty brenda eshte dyfishi i popullit qe eshte jashte, si te duket kjo?

    • [email protected]: 18/02/2019 13:00

      ska gje me rend sesa krimet qe kan be PD-ja ne kto 28 vjet. mos recito tekstetet e librave

  • durres: 18/02/2019 12:19

    sa mire o bos. te zhduken nuk do na dhembi koka duke i pare.

    Përgjigju
  • toni: 18/02/2019 12:16

    nuk i djegin se luli duhet tu kthej leket atyre qe i futi ne lista per deputet

    Përgjigju
  • Cimi: 18/02/2019 12:08

    Shoku Edi Rama , se cfar ben Luli Sala apo Mona sna hyn ne pune fare, Ate qe ti duhet te besh eshte te permisosh urgjent ekonomine para se te hikim te gjith per lesh

    Përgjigju
  • ETHEM LALAJ: 18/02/2019 11:57

    LULI DUHET TE KISHTE DOREZUARE MANDATET QE NE 2017 KUR NUK DONTE TE VOTONTE VETINGUN,NUK FUTEJ NE KUVEND E ZGJEDHJE.. .POR NE ÇADER,EDHE KUR EUROPA E SHBA E DETYROI. -DHE RAMA I FALI 7+7 MINISTRA E DREJTORE DHE 13 MIL.ERO TE PALLATIT PA LEJE NE VLORE.DHE PASI HUMBI NXORI ALIBINE E VJEDHJES SE VOTAVE.KJO SE SALIU NUK PRANON HUMBJE.DHE KETE PO E VUAN PD,QEVERIA E PS DHE GJITHE POPULLI NE 28 VITE. -NDAJ PD DUHET TE REFORMOHET PA SALIN+LULIN VRASTAR TE 21 JANARIT E 20.000 TE TJEREVE QE NGA VITI 1991 NE SHKODER.

    Përgjigju
  • CaBone: 18/02/2019 11:43

    Po ti shoku a ke deshire te besh nai gje per ate vend apo jo? Shqiptaret te besuan me timon e me frena e me ca te duash ti te drejtosh, por ka prap shum pakenaqsi akoma ne popull. Tani ose ben per Shqiprin dhe te bejn bust sic ta kam then dhe me perpara qe e ke mundsin, ose ik dhe ti dhe leri krahun dikujt tjeter. Edhe pse personalisht jetoj jasht kam pasur shum besim te ju, por po me dukeni te gjith njelloj. Qofsha gabim dhe shum gabim. Ai vend Z. KM meriton shum me shum se ceshte ber ne kto 29 vjet demokraci

    Përgjigju
  • Vlorë: 18/02/2019 11:19

    Shqiptarët votuan ty, jo dëshirat e Lulzim Bashës. Kështu i bie që mos të kemi kurrën e kurrës më dëshirë për të votuar, nqs plotësoni dëshirat e PD.

    Përgjigju
  • Fredi: 18/02/2019 10:35

    Nok-Paloqërisë i erdhi fundi!

    Përgjigju
  • Populli. Popul. Io: 18/02/2019 09:55

    Oh sa mire duhet ta kishin bere me pare qe te zhdukeshin keta bandite nga parlamenti Populli e ka kuptar se keta nuk Jane gje tjeter vecse nje bande , keta Jane jashtqitja e shqiptareve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

‘Faqe e zezë’, Basha: Të protestosh para Bashkisë me Ilir  Metën, solli Ramën në pushtet e tani del aty si ‘supermen’

‘Faqe e zezë’, Basha: Të protestosh para Bashkisë me Ilir  Metën, solli Ramën në pushtet e tani del aty si ‘supermen’