Lëviznin me 8 kilogramë drogë në bagazh, arrestohen dy persona në Fier

Lëviznin me 8 kilogramë drogë në bagazh, arrestohen dy persona në Fier

Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Fierit falë operacionit 'Bridge' pasi akuzohen për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" e kryer në bashkëpunim dhe "Nxitja për përdorimin e drogës".

Policia arrestoi këta persona pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e shtetasit G. D, 49 vjeç, me pasagjer E. V, 45 vjeç, në fshatin Kallm i Madh të Fierit, në bagazh u gjetën tetë kilogramë drogë e dyshuar  kanabis sativa.

G. D është banues në Berat, ndërsa E. V banues në Kuçovë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, automjeti dhe pesë aparate celularë.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet