Lëviznin të armatosur, 4 të arrestuar në Tiranë, iu gjenden 2 pistoleta dhe një shpatë (EMRAT+VIDEO)

4 persona janë vënë në pranga të policisë së Tiranës, pasi po qarkullonin me armë në makinë. Konkretisht janë arrestuar, Adrian Vladi, 35 vjeç, Aleks Vajda, 35 vjeç, Festim Rrustemi 35 vjeç dhe Bermis Gjana, 22 vjeç, të katër banues në Durrës.

Policia bën me dije se kishte informacion se në rrugën Ndroq-Tiranë, me një automjet tip "Mercedes Benz", po qarkullonin disa persona të armatosur. Pikërisht në vendin e quajtur "Ura e Beshirit", policia ka ndaluar automjetin tip "Mercedes Benz", me drejtues Festim Rrustemin dhe pasagjerë 3 shtetasit e tjerë.

Gjatë kontrollit të automjetit, u gjetën dy armë zjarri pistoleta, njëra prej tyre me mulli, municion luftarak, 3605 euro dhe 2000 lekë të rinj. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së Bermis Gjanës, u gjet një shpatë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy armët e zjarrit pistoleta, një shpatë, shuma 3605 euro dhe 2000 lekë të rinj, automjeti si dhe 6 aparate celulare. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • AMI: 20/03/2023 18:13

    RRAC E POSHTER QE SHANI

    Përgjigju
  • dashi havase: 19/03/2023 13:26

    malok hesapi , shkoni ne Angli na u hiqni prej ktej .

    Përgjigju
  • Turi: 19/03/2023 11:44

    Te 4 kokpalare malok m… qenkan.

    Përgjigju
  • Durrsi: 19/03/2023 11:16

    Kuksia me dibran bashke me shpata e arme... kane dashte me bo " banda durrsit 2 " il ritorno .. Kane pa filma shume filma debilat e lures e te lumes!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Nëna denoncon humbjen e fëmijës 3-vjeçar, në pranga gjyshi

Durrës/ Nëna denoncon humbjen e fëmijës 3-vjeçar, në pranga gjyshi