Lezha gati faturën financiare të tërmetit më 2 shkurt, të pastrehët pa afat në hotele derisa t'u gjendet shtëpi

Brenda datës 2 shkurt në Qarkun e Lezhës do të jetë gati fatura financiare e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Konfirmimi ka ardhur nga prefekti Gjok Jaku, sipas të cilit është në përfundim vlerësimi përfundimtar i të gjitha objekteve që kanë pësuar dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit dhe menjëherë raporti do t'i referohet qeverisë.

"Dy grupe specialistësh në Bashkinë Lezhë dhe Kurbin deri më tani kanë bërë vlerësim përfundimtar të 80% ndërtesave të dëmtuara. Me përfundimin e vlerësimit përfundimtar deri në datën 2 shkurt do të kemi gati raportin financiar për koston e shkaktuar nga dëmtimet nga tërmeti", tha Gjok Jaku Prefekt i Qarkut Lezhë

Sipas tij aktualisht janë 703 persona të strehuar në hotele në Shëngjin, ndërsa tha se do të qëndrojnë aty pa afat deri në sigurimin e banesave me qira.

"Sot kemi 703 banorë të akomoduar në hotelet e Shëngjinit nga rreth 1420 që ishin në fillim. Nga të cilët po shohim dhe familjet që kanë përfituar bonusin e qirasë dhe nga një ditë në tjetrën po ikin pasi gjejnë shtëpi me qira. Nuk ka një afat kohor që banorët të lënë hotelet, por do qëndrojnë derisa të gjejnë një banesë me qira", tha Gjok Jaku Prefekt i Qarkut Lezhë

Tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi dëme të konsiderueshme në qarkun e Lezhës, duke lënë të pastrehë qindra persona kryesisht në Bashkinë e Kurbinit. 

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Jetë kulturore në Fier! Çelet sezoni teatror deri në fund të tetorit, në skenë 11 shfaqje

Jetë kulturore në Fier! Çelet sezoni teatror deri në fund të tetorit, në skenë 11 shfaqje