Lezhë, asgjësohen 500 rrënjë kanabis në fshatin Kashnjet, nuk dihen kultivuesit

Lezhë, asgjësohen 500 rrënjë kanabis në fshatin Kashnjet, nuk dihen kultivuesit

Kanabisi i sekuestruar

LEZHË- Një sasi prej 500 rrënjë kanabis janë kapur ditën e sotme në fshatin Kashnjet.

Policia ka mundur të asgjësohen nëpërmjet djegies, 500 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në tokë, në fshatin Kashnjet.

Gjatë fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, në zona të ndryshme të qarkut Lezhë, janë asgjësuar në total, 16 073 bimë narkotike cannabis sativa.

Shërbime të Policisë së Lezhës, të pajisura me dronë, kanë vijuar kontrollet intensive në terren dhe nga ajri, me prioritet zonat e thella malore, me risk përsa i përket kultivimit të bimëve narkotike, në zbatim të planit operacional mbarëkombëtar, me fokus parandalimin, konstatimin dhe goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë