Lezhë/ Betonieria bën 'copash' Benzin, në aksident përfshihet dhe furgoni mallrash/ Një i plagosur (VIDEO)

LEZHË- Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Mësohet se një automjet tip Mercedez Benz është përplasur nga një betoniere, nga ku u lëndua drejtuesi i mjetit.

Siç shihet në pamjet e siguruara nga Report Tv, përplasja ka qenë shumë e fuqishme ku Benzi ka marrë dëmtime të mëdha në pjesën e përparme, por gjatë manovrimit për t'iu shmangur aksidentit, është përplasur edhe me furgon mallrash.

Nuk dihet ende shkaku i aksidentit dhe as identiteti i të plagosurit.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Edi: 16/09/2019 15:35

    Popull injorant shqiptaret nuk dine te ngasis makinen jane te mire vetem te ruajne bagetite,

    Përgjigju
    • Fredi: 16/09/2019 22:08

      Ik ore fundrrinë kush je ti qe flet në emrin e nje populli të tërë? Ik shko laj dhembet para se te flesh?

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

BE: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, Kosova dhe Serbia do kenë pasoja nëse nuk zbatojnë marrëveshjet

BE: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, Kosova dhe Serbia do kenë pasoja nëse nuk zbatojnë marrëveshjet