Lezhë- Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me të miturën me aftësi të kufizuara, gjykata lë në burg 60-vjeçarin

Lezhë- Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me të miturën me aftësi të kufizuara, gjykata lë në burg 60-vjeçarin

Gjykata e Lezhës

LEZHË- Gjykata e Lezhës ka lënë në burg 60-vjeçarin me iniciale V.N, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dhe të ketë kryer edhe marrëdhënie me një vajzë të mitur me aftësi të kufizuara.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, mësohet se i moshuari i ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij. Por edhe pse nuk është faktuar ende nëse është abuzuar seksualisht me 14-vjeçaren, në bazë të provave të paraqitura nga prokurori Erjon Shehaj, gjykata e vlerësoi të ligjshëm arrestimin e tij dhe vendosi masën e sigurisë burg pa afat. Sipas të dhënave kanë qenë nxënësit e shkollës që kanë vërejtur fillimisht që vajza nuk hipte në furgonin e shkollës, por në një makinë.

Ndërsa mësuesit kishin konstatuar disa mungesa në mësim dhe sjellje të çuditshme të vajzës. Kësisoj personeli i shkollës ka vendosur të njoftojë policinë dhe e mitura është ndjekur nga oficerë të policisë që konstuan se i moshuari e mori në makinë. Ata e ndoqën dhe e arrestuan në flagrance në gjendje të dehur. Ndaj 60-vjeçarit janë ngritur akuzat “Marrëdhënie seksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”, “Vepra të turpshme” dhe “Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur”.

Abuzimet me vajza që kanë probleme të shëndetit mendor janë ngjarje të përsëritura në Lezhë. Pak kohë më parë tri motra kanë rënë pre e abuzimeve seksuale madje një prej tyre sjellë në jetë dhe fëmijë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kalimtari: 21/01/2020 23:46

    Po pse nuk boni emisione televizive me opinionistë të nderuar qe të degjenerojnë me farë e me fis këtë pedofil lezhian? Apo është normale pedofilia në Lezhë siç është në Vatikan?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë