Lezhë, gjenden të kultivuara në fshatrat Vinjoll, Fushë-Milot dhe në Dajç 694 bimë kanabisi, ende nuk dihen autorët
Foto të kanabisit që u gjet
Në fshatat Vinjoll, Fushë-Milot dhe në Dajç të Lezhës dronët kanë zbuluar 694 bimë kanabisi të kultivuara në tokë. Sipas njoftimit të bërë nga Policia e Shtetit, kultivuesit e bimëve narkotike ende nuk janë gjendur.
Në kuadër të fazës së 11-të të operacionit policor të koduar ‘Imazhi’, nga kontrollet e kryera në zona të thella dhe të vështira malore, policia ka zbuluar 694 bimë kanabis.
Konkretisht në fshatin Vinjoll, Kurbin, u gjetën të kultivuara në tokë, 456 bimë kanabis, në fshatin Fushë Milot, Kurbin, u gjetën të kultivuara në tokë, në zonë të pyllëzuar, 171 kanabis, ndërsa në fshatin Dajç, Lezhë, u gjetën të kultivuara në një pronë publike, 67 bimë kanabis të tjera . Bimët narkotike u asgjësuan përmes djegies, ndërsa një pjesë e vogël e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
“Gjatë dhjetë fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, në zona të ndryshme të qarkut Lezhë, janë asgjësuar në total, 15 379 bimë narkotike cannabis sativa”-njofton policia.
Ndërsa, skuadra të posaçme policore, të pajisura me dronë, kanë vijuar kontrollet intensive në terren dhe nga ajri.Policia e Lezhës, në bashkëpunim me Prokurorinë Lezhë, vijon veprimet hetimore për gjetjen dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
M.T/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?
-
Po
24.2%
-
Jo
17%
-
Nuk e di
58.8%
Vota total: 10256
Lajme të tjera
-
Lejuan Gëzim Çelën të ndërtojë pa leje, drejtori i IMT Kurbin mbetet në burg! Gjykata lë në fuqi pezullimin e inspektorëve
1 Maj, 12:40
-
Operacioni 'Flakë në det', SPAK arrestohen edhe 3 pjesëtarë të grupit të Gëzim Çelës, në kërkim mbetet ‘Kapelja’ (EMRAT)
1 Maj, 10:09
-
Sekuestrohet prona e 'baronit të drogës' në lagunën e Patokut! Ndërtesa pa leje e Gëzim Çelës çon pas hekurave zyrtarët e IMT-së
30 Prill, 11:01
-
Ndërtimet pa leje në Patok, arrestohet drejtori i IMT në Kurbin, pezullohen inspektorët! Arrest shtëpie ish-kryeinspektorit të IKMT Lezhë (Emrat)
29 Prill, 11:00
-
‘Shtojzovallet’/ Për herë të parë në Lezhë festivali i Dancit, mbledh kërcimtarë të vegjël nga e gjithë Shqipëria dhe Kosova
28 Prill, 18:23
-
VIDEO/ Plazh në prill, fundjava e gjen Shëngjinin plot me pushues! Uji ende i ftohtë, por më guximtarët ia dalin të notojnë
28 Prill, 14:26
-
Përgjimet 'fundosën' grupin e serave të kanabisit në Berat: 2 rrugë, 300 arka, i mbusha unë! Kodet mes trafikantëve: Nga 'OTR' deri te 'TBA'
27 Prill, 16:39
-
VIDEO/ 'Më mirë Gjini se Pjerini'! Rithemelimi, këngë për Gjin Gjonin (VIDEO)
27 Prill, 14:16
-
Lezhë, myslimanë e katolikë bashkë në festën e 'Shën Markut'
26 Prill, 15:15
-
Me kokainë me vete, arrestohet 26-vjeçari në Shëngjin! Momenti kur policia e shtrin në tokë dhe i vë prangat
26 Prill, 08:50
-
Sera me kanabis në Berat e 95 gra punëtore hashashi! SPAK identifikon grupin kriminal dhe rolin e secilit! Organizatori nga Malësia e Madhe, 6 në pranga, 3 në kërkim (Emrat)
25 Prill, 15:46
-
‘Shërbim cilësor dhe pastërti!’ Shëngjini “përvesh mëngët” të mos zhgënjejë turistët
25 Prill, 15:09