Vellai i deputetit të Partisë Socialiste Eduard Ndreca, i cili u arrestua tre ditë më parë si i përfshire në kultivimin e bimeve narkotike në zonen Kashnjetit në Lezhë, do të hetohet në gjendje të lire.Armando Ndreca dhe dy përsonat e tjere të arrestuar Armel Nikdukaj dhe Elvis Shpellzai u njohen këtë shtune me masen e sigurisë në gjykaten e Lezhës.
Pasi dëgjoi palet gjyqtarja Edlira Çota, e cilësoi të paligjshem ndalimin nga policia të 32-vjeçarit Armando Ndreca dhe vendosi ndaj tij masen e sigurisë detyrim paraqitje, mase u kërkua gjatë seances edhe nga prokuroria e çështjes Irena Sufaj, e cila pavarësisht kërkeses që kishte bërë që ai të qëndroi në burg, pasi u njoh me provat dhe pretendimet e të arresrtuarit ndryshoj qëndrim.
Ndërsa Armel Nikdukaj dhe Elvis Shpellzai të cilët u kapen në flagrance në stanin që kishin përshtatur për kultivimin e bimeve narkotike do të qëndrojnë në burg pa afat.
Ndaj të tre përsonave janë ngritur akuzat "Kultivimi i bimeve narkotike e kryer në bashkëpunim", ndërsa ndalimi i tyre u bë gjatë një operacioni të zhvilluar nga policia e Lezhës në kuader të kontrolleve të territorit kunder kunder kultvimit të droges.Ata dyshohet se kishin përshtatur një ambient (stan), në pyjet e fshatit Kashnjet, për kultivim të bimëve narkotike cannabis sativa, nëpërmjet llambave që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.
Nga ky ambient u sekuestruan 2973 bimë narkotike (disa prej tyre fidanë të gatshëm për t’u kultivuar në tokë), një sasi lënde narkotike cannabis sativa, 50 llamba, pajisje ventilimi, sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale dhe 3 celularë.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?
-
Po
22.6%
-
Jo
25.2%
-
Nuk e di
52.2%
Vota total: 11779
Lajme të tjera
-
Këngëtarja e muzikës popullore, Liri Rasha ndez sallën, me koncertin recital në Lezhë
2 Maj, 13:46
-
VIDEO/ Aksidenti në Kurbin me 2 të vdekur, momenti kur traktori ra në kanal, zuri poshtë shoferin 60 vjeç e punëtorin e tij 21 vjeçar
1 Maj, 16:45
-
Lejuan Gëzim Çelën të ndërtojë pa leje, drejtori i IMT Kurbin mbetet në burg! Gjykata lë në fuqi pezullimin e inspektorëve
1 Maj, 12:40
-
Operacioni 'Flakë në det', SPAK arrestohen edhe 3 pjesëtarë të grupit të Gëzim Çelës, në kërkim mbetet ‘Kapelja’ (EMRAT)
1 Maj, 10:09
-
Sekuestrohet prona e 'baronit të drogës' në lagunën e Patokut! Ndërtesa pa leje e Gëzim Çelës çon pas hekurave zyrtarët e IMT-së
30 Prill, 11:01
-
Ndërtimet pa leje në Patok, arrestohet drejtori i IMT në Kurbin, pezullohen inspektorët! Arrest shtëpie ish-kryeinspektorit të IKMT Lezhë (Emrat)
29 Prill, 11:00
-
‘Shtojzovallet’/ Për herë të parë në Lezhë festivali i Dancit, mbledh kërcimtarë të vegjël nga e gjithë Shqipëria dhe Kosova
28 Prill, 18:23
-
VIDEO/ Plazh në prill, fundjava e gjen Shëngjinin plot me pushues! Uji ende i ftohtë, por më guximtarët ia dalin të notojnë
28 Prill, 14:26
-
Përgjimet 'fundosën' grupin e serave të kanabisit në Berat: 2 rrugë, 300 arka, i mbusha unë! Kodet mes trafikantëve: Nga 'OTR' deri te 'TBA'
27 Prill, 16:39
-
VIDEO/ 'Më mirë Gjini se Pjerini'! Rithemelimi, këngë për Gjin Gjonin (VIDEO)
27 Prill, 14:16
-
Lezhë, myslimanë e katolikë bashkë në festën e 'Shën Markut'
26 Prill, 15:15
-
Me kokainë me vete, arrestohet 26-vjeçari në Shëngjin! Momenti kur policia e shtrin në tokë dhe i vë prangat
26 Prill, 08:50
Armando Ndreca ka te njejten akuze si dy te akuzuarit e tjere:/ Kultivim narkotikesh ne bashkepunim/,nuk eshte akuzuar per moskallzim krimi;atehere pse dreqin e lirojne dhe hetimin do t'a kete ne gjendje te lire,apo se eshte vellai i deputetit e ata jane bijte e askushit??!!
PërgjigjuPo te kishte dale nga pergjimi nje lidhje e nje polici, doktori, infermieri, mesuesia apo i nje qytetari te thjesht qe thyen lopaten gjith diten di i kishin bere grup i strukturuar kriminal dhe burgu as qe behet fjale, ndersa vellai i deputetit tone te dashur del te nesermen. Pa dashur ketu te permendim se ai eshte kjo kultivues ordiner i kanabisit dhe e din gjith Mirdita. Tani zoti deputet do doja shume qe femijet e tu kur te behem 13vjeç te pijne ca nga kanabisi qe mbjedh xhaxhai dhe te vije ne shtepi e te te vrasin ty te parin qe duke e ditur qe vellai jot kultivon kanabis per vite me rralle as qe merr mundimin ta ndalosh... Pastaj thojne te mos largohet RINIA nga SHQIPERIA.
PërgjigjuHajde jeto ne Shqiperi, vellai deputetit del ata dy te tjeret ne burg
PërgjigjuAi eshte familje deshmori....nuk mund ta leme ne burg....ata te tjeret ska gje...ata I leme ne burg
Prokurorja eshte nje cope budallaqe e re, nje trushkulur, bibe dhe idote qe do i bej dosjet tym
Burgu eshte ndertuar per fukarain e jo per te pasurit e pushtetaret