Lezhë/ Makina përplas 10-vjeçarin sapo zbret nga furgoni i shkollës, rëndë në spital! Shoferi largohet nga vendngjarja, por më pas vetëdorëzohet

LEZHË- Një fëmijë 10-vjeçar është përplasur nga një makinë ditën e sotme, për pasojë ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar në spital.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e fshatit Barbulloje e re në Lezhë, ku shoferi është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, por më pas është vëtëdorëzuar në polici.  Burime bëjnë me dije se fëmija i identifikuar me inicialet GJ.GJ., ka qenë duke u kthyer nga shkolla dhe është përplasur sapo ka zbritur nga furgoni.

Policia ka nisur hetimet, teksa Report Tv sjell pamje nga aksidenti.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet