Lezhë/ Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 51-vjeçari! Do ekstradohet në Itali (EMRI)

Lezhë/ Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 51-vjeçari! Do ekstradohet në Itali (EMRI)

Foto ilustruese

LEZHË- Një 51-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar ditën e sotme në qytetin e Lezhës. Burime zyrtare bëjnë me dije se në pranga ka rënë Anton Kola, 51 vjeç, banues në Ishull Lezhë.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Milanos, Itali, në mars 2011, e ka dënuar me 6 vite e 10 muaj burgim , për veprën penale"Trafikim i lëndëve narkotike". Kola pritet të ekstradohet në Itali.

Njoftimi i plotë i policisë
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Arrestohet një tjetër shtetas shqiptar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Shërbimet policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, pas informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar dhe një pune të mirorganizuar, në bashkëpunim me Interpol Tirana, arrestuan me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Anton Kola, 51 vjeç, banues në Ishull Lezhë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Milanos, Itali, në mars 2011, e ka dënuar me 6 vite e 10 muaj burgim , për veprën penale"Trafikim i lëndëve narkotike" parashikuar nga Kodi Penal italian.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen