Lezhë, përkujtohet 319-vjetori i Kuvendit të Arbrit

Lezha ka sjell në kujtesë Kuvendin e Arbrit, një nga ngjarjet më të rëndësishme të kombit shqiptar, pas Besëlidhjes së Skënderbeut. Në 319-vjetorin e këtij kuvendi në oborrin e kishës së "Shën Gjon Kryepremit" në Mërqi, u mbajt një ceremoni përkujtimore ku ishin të pranishëm historian e autoritete lokale, deputet e banor të zonës.

Përfaqësuesi i dioqezës së Lezhës Dom Angjelin Krygja u shpreh se Lezha ka ngjarje madhore në historinë e saj, të cilat nuk duhen harruar asnjëherë ndërsa kryebashkiaku Pjerin Ndreu garantoj mbështetje të vazhdueshme për nxjerrjen sa më shumë në pah të vlerave të kësaj zone.

"Kujtimi i kësaj date ku 319 vite më parë u organizua Kuvendi i Arbrit na sjell në vëmendje se sa e rëndësishme që të mos harrojmë ato ngjarje që  ndryshojmë historinë e kombit", u shpreh Dom Angjelin Krygja.

Ju shpreh gatishmërinë e bashkisë së Lezhës që gjithmonë do të jetë afër çdo projekti për të restauruar gjithçka ka të bëjë me vlerat tona historike", tha Ndreu.

Kuvendi Kishtar i Arbrit ishte një mbledhje e klerit katolik shqiptar, mbajtur më 14-15 janar 1703 në Kishën e Shën Gjon Kryepremit në fshatin Merqi të Lezhës, me përkrahjen e papës me prejardhje shqiptare Klementi XI.Ndër vendimet kryesore të marra ishin  kërkesat për të hapur shkolla dhe për të botuar libra në gjuhën shqipe, të cilat u zbatuan gjatë shek. XVIII e XIX me disa botime fetare të bëra në dialektin e Shkodrës.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë