Një vajzë 6-vjeçe mbeti e plagosur rëndë pasditen e sotme, pasi u përplas nga një autobus që transportonte nxënës shkolle në Shënkoll të Lezhës.
Aksidenti ndodhi në rrugen e burgut, ndërsa e mitura mori fraktura në disa pjesë të trupit dhe u dërgua me urgjence për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumes në Tiranë, nga ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë, policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes arrestoi drejtuesin e autobusit që shkaktoi aksidentin, shtetasin Petrit Frroku 56-vjeç banues në Lezhë, ku ndaj tij është ngritur akuza "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".
"Automjeti autobus është bllokuar në Komisariat në cilësinë e provës materiale. Drejtuesit të automjetit i është bërë dhe testi i alkoolit ku ka rezultuar se nuk kishte konsumuar alkool (0.00 mg/l)", njoftoi policia.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, ku nga të dhënat paraprake bëhet me dije se vajza e mitur po kthehej nga shkolla dhe i ka ndërprerë rrugën autobusit, i cili po transportonte nxënës të tjerë.
Sondazhi i ditës:
A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?
-
Po
-
Jo
-
Nuk e di
Votat totale janë unike