Lezhë/ Tentoi të kalonte autostradën, makina përplas për vdekje këmbësoren (VIDEO)

Lezhë - Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Tiranë - Lezhë. Ndonëse ishte vetëm pak metra larg mbikalimit, kalimtarja ka zgjedhur që të kalojë autostradën ndërsa një automjet që po vinte e ka përplasur.

Trupi i saj i pajetë u gjet rreth orës 07:00, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Patokut” në hapësirën ndërmjet trafikndarësve. Drejtuesi është larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor në vendngjarje, vijon punën hetimore për identifikimin e shtetases së aksidentuar, kapjen e drejtuesit së bashku me mjetin si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lala: 23/09/2022 08:56

    Shoferi ka bo mir QE ka ik .e para i ka shpetu burgut e dyta i ka shpetu gjakut.ne te dyja rastet esht pa faj shoferi Po hajde gje te drejten ne gjykat ku ligji esht ber vetem per te Denuar shoferin dhe kembesori sban asnjeher pergjegjesi per veprimet e tij.per punen e gjakut spo flas SE sja vlen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin