Gjakmarrje në Lezhë/ Ishte vetëm 4-vjeç kur i vranë babanë, drejtësia e cunguar 'detyron' 17-vjeçarin të ekzekutojë në oborrin e shtëpisë vëllanë e vrasësit të të atit! (VIDEO)

Floriani ende nuk i kishte mbushur 4-vjeç 21 nëntorin e vitit 2009, kur një ngjarje makabre i shënjoi 13 vitet e ardhshme të jetës së tij, deri mesditën e sotme kur 'u detyrua' të bëhet vrasës dhe deri në fund të jetës së tij, kur do të vuajë pasojat. Fenomeni i gjakmarrjes shkatërroi të tjera jetë sot në fshatin Manati të Lezhës.  

Florian Pervathi, vetëm 17-vjeç, me 4 plumba pistolete i mori jetën 65-vjeçari Lek Lekgjonaj, i cili të vetmin 'faj' që kishte ishte vëllai i vrasësit të babait të Florianit. 17-vjeçari e ka ekzekutuar Lekgjonajn në oborrin e shtëpisë së vëllait të tij, Ndue Lekgjonaj, i cili bëri vrasjen 13 vite më parë.

17-vjeçari tashmë është vënë në pranga nga autoritetet të cilat edhe kanë sekuestruar armën e krimit, një pistoletë tip mulli. Për Florian Pervathin tashmë nis saga e përballjes me drejtësinë, për një krim kaq të rëndë. 

21 nëntorin e vitit 2009 babai i Florianit ishte duke ecur në rrugët e fshatit të tij kur u ekzekutua nga Lekgjonaj, i cili më pas i përplasi me makinën të birin e mitur, vëllain e Florianit, i cili fatmirësisht shpëtoi. Tragjedia për familjen e 4-vjeçarit Florian Pervathi atëherë u shumëfishua kur në të njëjtën ditë që vritet babai, nëna  Martine Përvathi helmon veten me fotoksinë, për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike dhe se kujtoi se i shoqi dhe i biri kishin vdekur të dy. 

Kjo gjakmarrje që ka bërë që një fëmijë të mendojë gjatë gjithë rritjes së tij hakmarrjen për vrasjen e të atit, duket se ka qenë edhe drejtësia e cunguar, pasi për vrasjen me dashje të Gjon Përvathit, Ndue Lekgjonaj ishte dënuar me 10 vite burgim një dekadë më parë. Dhënia e minimumit të dënimit nga gjyqtarja Gentiana Muçaj në Gjykatën e Lezhës para 13 viteve dhe aplikimi i dënimit të shkurtuar bëri që autori të lërë qelinë brenda 7 vitesh dhe të largohet jashtë vendit. Kjo padrejtësi nxiti edhe gjakmarrjen.

Florian Pervathi është rritur jetim, ndërsa sot u fut zyrtarisht në 2 'lista': në atë të vrasësve dhe në atë të viktimave, viktimë e një zakoni që na vjen nga thellësia e shekujve por që vijon të marrë dhe të shkatërrojë jetë edhe në shekullin e 21-të.

Lek Lekgjonaj

Pamje nga vendi i ngjarjes

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:30
Vrau vëllanë e vrasësit të babait pas 13 vitesh, çfarë shkruante 17-vjeçari në Instagram para krimit: Nuk jam hakmarrës, thjesht rikthej nderin

 

Vetëm 17-vjeç, por Florian Pervathi duket se e kishte të qartë drejtimin e jetës së tij, pas vrasjes së të atit, 13 vite më parë kur ai ishte vetëm 4 vjeç e megjithatë i mbushur me mllef. Qëllimet e tij, në një farë mënyre, Prevathi i bënte publike edhe në Instagram, ku në përshkrim e profilit të tij shkruan: " Nuk jam hakmarrës, thjesht rikthej nderin". Ndërkohë, në një tjetër postim, i mituri ka publikuar një foto ku shkruhet: "Mos u dorëzo kurrë, gjërat e mëdha kërkojnë kohë". "Rrini gati për gjithçka, shkaku se jeta është e padrejtë", shkruhet në një tjetër postim të Florianit.

Ora 16:40
Drejtësia e cunguar që solli gjakmarrjen në Lezhë, vrasësi i babait të 17-vjeçarit bëri vetëm 7 vite burg

1643033692_florianpervathi.jpg

13 vjet më parë, vëllai i viktimës, Ndue Lekgjonaj kishte vrarë babanë e Florianit pas një sherri për motive të dobëta mes fqinjëve. Për vrasjen me dashje të Gjon Përvathit, Ndue Lekgjonaj ishte dënuar me 10 vite burgim një dekadë më parë. Dhënia e minimumit të dënimit nga gjyqtarja Gentiana Muçaj dhe aplikimi i dënimit të shkurtuar bëri që ai të lërë qelinë brenda 7 vitesh dhe të largohet jashtë vendit.

Drejtësia e cunguar dhe dogma kanunore duket se ndikuan në formimin e adoleshentit i cili ekzekutoi Lek Lekgjonaj, pa faj, vetëm se është vëllai i personit që i kishte vrarë babanë. Për të tashmë nis saga e përballjes me drejtësinë si dhe hap një plagë të rëndë siç është gjakmarrja mes dy fiseve.

(Kliko këtu për të lexuar vendimin e dënimit të vëllait të viktimës për vrasjen e të atit të Florian Pervathi)

Ora 13:23
I vranë babanë, ky është i mituri që qëlloi për vdekje 65-vjeçarin në Lezhë për gjakmarrje

Ky është Florian Pervathi, i cili vrau për gjakmarrje ditën e sotme Lek Lekgjonajn, pasi vëllai i këtij të fundit, vite më parë i kishte vrarë babain. Ishte vetëm 4-vjeç kur Ndue Lekgjonaj, vëllai i viktimës, i kishte vrarë babanë, por ndjenjën për t'u hakmarrë për gjakun e babait të tij nuk e kishte harruar. Po në të njëjtën ditë, për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike, mamaja e të miturit kishte vrarë veten me fotoksinë! Ndërsa sot në oborrin e shtëpisë së vrasësit të babait në 2009, ka marrë pistoletën dhe ka qëlluar në drejtim të Lek Lekgjonajt, duke e lënë të vdekur në vend.

Ora 12:56
Vrasja në Lezhë/ Historia tronditëse 17-vjeçarit që u bë vrasës për të marrë gjakun e babait! Çfarë ndodhi para 13 vitesh

Report Tv ka mësuar detaje të reja nga vrasja në Lezhë. Mësohet se djaloshi 17-vjeçar, Florian Pervathi ka marrë hak për babanë e tij të vrarë në 2009. Babai i 17-vjeçarit, Gjon Pervathi  është ekzekutuar nga vëllai i viktimës së sotme, Ndue Lekgjonaj me motivin se i kishte bllokuar rrugën. Prej vitesh Përvathi kishte pasur probleme me familjen Lekgjonaj.

Sot, kur kanë kaluar 13 vite, djali ka vrarë vëllanë e autorin që i vrau babanë, Lekë Lekëgjonin. Tragjedia rëndohet pasi mamaja e 17-vjeçarit, në kushte të rënda psikike, piu fostoksinë, duke vdekur në të njëjtën ditë me të shoqin. Çifti Përvathi la 4 fëmijë jetimë. 

Si ndodhi vrasja e Gjon Pervathit, babait të 17-vjeçarit, Florian Pervathit
Krimi ndodhi në rrugën kryesore që lidh Lezhën me Laçin duke pasur si viktimë Gjon Pervathit. I biri 14 vjeç dhe një kushëri i tij u plagosën nga autori, ndërsa e shoqja e viktimës u vetëhelmua pasi mësoi atë çka kishte ndodhur. Duke kujtuar se veç të shoqit kishte vdekur dhe i biri i vetëm, 40-vjeçarja Martine Përvathi i dha fund jetës me fostoksinë, duke lënë jetimë brenda ditës 4 fëmijët.
Autori, Ndue Lekgjonaj e ka ruajtur Përvathin e ka qëlluar për vdekje. Një konflikt i hershëm mes viktimës dhe fqinjëve të tij, në fshatin Grykë-Manati të Lezhës, u bë shkak për këtë ngjarje të rëndë. Për policinë ishin të njohura konfliktet e pronësisë dhe kanosja me armë që Pervathi i kishte bërë fqinjëve, prandaj ai ishte burgosur e dënuar. Me makinë i ka ndjekur tre udhëtarët, Gjon Përvathin, të birin, Danielin, si dhe kushëririn Gjergj Përvathi. Në hyrje të Lezhës, e shumë pranë vendbanimit, që nga makina autori Lekgjonaj, rreth 50 vjeç, ka qëlluar me breshëri automatiku. Dy plumba i morën jetën shënjestrës së tij, ndërsa një tjetër aksidentalisht dhe kushëririt të viktimës. Përballë kësaj skene, djali vetëm 14 vjeç është sulur drejt makinës së autorit për ta nxjerrë jashtë, por në tentativë për t’u larguar ai e përplasi fuqishëm.
Tragjedia e familjes Përvathi nuk përfundoi këtu. Martine Përvathi ndërroi jetë pak orë pas vrasjes së të shoqit. Nga të afërm e dëshmitarë që panë skenën e krimit, 40-vjeçarja ka mësuar se veç të shoqit, kishte vdekur dhe i biri. E rënduar nga ky lajm, gruaja ka kaluar në gjendje të rëndë depresive, duke pirë një sasi fostoksine, e cila ka qenë fatale për jetën.
Edhe më herët, Gjon Përvathi ishte bërë protagonist i një sherri me armë me fqinjët e tij, Lekgjonajt. Ata shpeshherë ishin konfliktuar për kufirin e pronave që kishin dy familjet, derisa në 2008 Lekgjonaj kapi një nga delet e fqinjit që kishin hyrë në tokën e tij, duke u therur.

Ora 12:53
Ekzekutimi për gjakmarrje në Lezhë, policia jep detajet, 65-vjeçari u ekzekutua me një pistoletë mulli

1643025181_WhatsAppImage20220124at12.48.59.jpeg

Policia e Lezhës ka dhënë detajet e para në lidhje me ngjarjen e rëndë të regjistruar sot në fshatin Manati.

"Policia e Lezhës neutralizon dhe vë në pranga në kohë rekord, një 17-vjeçar që kreu vrasjen e 65-vjeçarit, para pak minutash, në fshatin Manati të Lezhës. Sekuestrohet dhe arma e krimit. Shërbimet e DVP Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Lezhë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Manati kishte të shtëna me armë zjarri, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.  Falë reagimit profesional e të menjëhershëm është bërë i mundur neutralizimi dhe kapja e 17-vjecarit F. P. 17-vjeçari, rreth orës 12:00, në rrethana ende të paqarta dyshohet se vrau me armë zjarri shtetasin L. L., 65 vjeç, banues në Manati, dyshohet për motive hakmarrjeje.  Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar dhe armën zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se 17-vjeçari kreu krimin. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ora 12:48
E vrau në oborrin e shtëpisë për gjakmarrje, autori një 17-vjeçar! Vëllai i viktimës i vrau babain

Policia ka identifikuar autorin e vrasjes së Lek Lekgjonajt, i cili është i mituri, Florian Pervathi vetëm 17 vjeç. Dyshohet se vrasja ka ndodhur për gjakmarrje. Burime për Report Tv bëjnë me dije se vëllai i viktimës Ndue Lekgjonaj ka vrarë babain e të miturit Gjon Pervathi në vitin 2009. Por ngjarja është bërë edhe më dramatike, pasi pas vrasjes së Gjon Përvathit, mamaja e të miturit ka vrarë veten duke pirë helm.

Ora 12:43
Vrasja e  65-vjeçarit në oborrin e shtëpisë, ja pamjet nga vendngjarja

 

Report Tv ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes, ku është vrarë paraditen e sotme 65-vjeçarit Lek Lekgjonaj.

65-vjeçari është vrarë në oborrin e shtëpisë.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Like: 26/01/2022 02:52

    Mire ja ka bere. Paska qene dhe i ndergjegjshem deri sa vajti dhe e denoncoi ne polici. Kur nuk ka shtet dhe drejtesi njerezit i zgjidhin vete hallet. Ketij i eshte shkaterruar gjithe familja kurse vraresi shetit I lire jashte vendi. Mbase po ti bien te njejtat halle qe e ka zene kete adoleshent femijeve te like kokemadhi, mona surrat kali, salqeni, lulkes apo politikaneve te tjere gjerat do te ishin ndryshe. Dhe njehere te lumte ajo dore e vogel dhe prinderit e tu do te jene krenar qe mendon per ata. Te shikosh vetem te mira ne jete meqenese ke kaluar nje femijeri te veshtire pa prinderit duke ngrysur ditet sa ne nje dere ne nje tjeter

    Përgjigju
  • Iris: 25/01/2022 02:35

    Nuk kemi vetem drejtesi te cunguar,kemi shoqeri te cunguar dhe mentalitet te cunguar.Shume flitet per gjykatesit qe i lene te lire,ose me pak denime vrasesit dhe kriminelet,por harrohet se dhe me pare,kur denimet jepeshin te renda,gjakmarrja ka vazhduar dhe ka qene mjaft aktive,perjashtim ishte koha e komunizmit,kur shteti u tregua me te vertete i ashper per dukuri te tilla.Nena ime me tregonte nje histori qe kishte ndodhur kur ishte e vogel,por qe kishte bere buje sa e kishte marre gazeta:/Diku ne Veri,ishin ngritur gjakesit nje here dhe kishin tentuar te vrisnin pajtuesin e gjakrave,sepse donin te vazhdonin vrasjet kanunore per te ashtuquajturin <<nder>>,por shpetoi se dikush qe kishte akoma logjike e moral, mundi t'a njoftonte ne kohe.Pra kemi dhe shoqerine e mentalitetin qe i mban akoma gjalle dhe i ushqen keto budallalleqe ne shek.XXI.Dikur atyre qe se kishin marre gjakun akoma,ua jepnin kafen nen kembe,a nen gju,vetem qe t'i fyenin e t'ju rikujtonin qe duhet te benin krimin kanunor te rradhes patjeter, ne emer te /nderit te neperkembur/.

    Përgjigju
  • Raklli: 24/01/2022 22:47

    Kur vret dike me ose pa dashje sigurohu qe te zbatosh regullin kryesor i vetmi qe mund te te jape sadopak qetesi dhe liri veprimi : shfaros cdo mashkull ne faren dhe fisin e atij qe vret.Ky maloku koketrashe qe ka vrare babane e 17 vjecarit me çifte tani paguan gabimet e dikurshme dhe mesiguri po shkul floket tu thone pse se vrava dhe djalin ????????.Nga ana tjeter sdo harruar jetojme ne albanistan dhe keto gjera do vine e do shtohen nese nuk pastrohet sistemi nga mafia e gjykatesve zullumqare.

    Përgjigju
  • Loni: 24/01/2022 20:46

    Jan disa moments ne jete ku dy familje nderthuren ne nje impakt fatesh midis te dyjave... Cuditerisht e pa evitueshme.... Historia nderthuren aq keq saqe ska me devijim fare por deri ne extrem. Jan jete te humbura nga te dyja familjet edhe nje jete ne kulmin e rinise qe merr nje drejtim tjeter. Nuk mbollen kulture dije edhe mireqenie por mbollen vrer droge e vrasje edhe injorance. Keqmenaxhimi I ketij populli sjell te till situata... Gjithsesi jeta vazhdon edhe eshte e bukur por pa te tilla situata...

    Përgjigju
  • Ateisti: 24/01/2022 20:19

    Cfaj ka i vellai se vllai tjter eshte vrases kriminel e shum gjera te tjera ti nqs do me mor hake ik gjeje vrite autorin qe e ka kry jo te afermit e tij nuk eshte noi gangsterrlik as spo merr hak por po hy ne gjynah.!

    Përgjigju
  • Mirdita: 24/01/2022 16:26

    Ne gjith boten ka vrasje e hakmarrje. Nuk mungojn ligjet por puna, dituria, shkolla, kultura.

    Përgjigju
  • Alb: 24/01/2022 15:34

    Ligji i kanunit ka ken nje fatkeci per kombin shqiptare, as nje shtet ne ballkan dhe ne europ nuk e ka vetum na. Lavdi PPSH

    Përgjigju
    • qytetaria: 25/01/2022 12:05

      E kemi vetem ne sepse qe pas 1990 ai qe Bret nuk denohet me denimin qe meriton. Familja qe sot I eshte vrare 65 vjecari ka qene te paret qe kane filluar konfliktin duke I therur nje dele pse hengri nje dire bare ne bacen qe ja dha Sala duke ja marre pronareve te vertete te tokes dhe vret te atin e djalit 17 vjeç Nqse vrasesi I babait te djalit 17 vjeçar do te merrte denimin e meritur dhe jo 10 vite e me gjykim te shkurtuar 7 vite sot ai do te ishte me burg dhe jo ne Australi dhe djali qe pa tmerrin me sy se ishte vetem 4 vjeç duke humbur dhe nene nuk do te behemoth vrases Ne bote ai qe kryen nje krim merr denimin e meritur dhe nuk shkon fisi blen familjen e demtuar qe te mos padisi vrasesin dhe kriminelin si dhe blen drejtesine Pse nuk vepronte ky kanun ne kohen e Enver Hoxhes . Sepse ai te vriste po te vrisje dhe mjajton nje shembull e sja mbante bytha kush

    • Loran: 24/01/2022 18:59

      Hec mor ti Alb mos na jep mend kok K..

  • Mesjeta: 24/01/2022 14:40

    Eshte cmenduri te thuash i lumte pushka. Le qe ka vrare nje te pafajshem (vellain e vrasesit), por ngrysi edhe jeten e vet ne burg tani.

    Përgjigju
    • Malesori: 06/02/2022 03:26

      Ne cdo shtet te Botes merret hak kur drejtesia nuk funksionon,te vrasesh nji person me gjakftohtesi nuk denohesh me 10 vjet burg dhe me bere 7 vjet,ne qofse vrasja eshte ne gjaknxehtesi e siper denohet edhe me 10 vjet burg, ngaterresa mes ketyre familjeve ka filluar pikerisht me djalin e ketij personi qe u vra 65 vjecarin per pune te nji dhie, vellai del mbas 3 diteve e vret babain e djalit 17 vjecar ne ate kohe ka qene 4 vjec dhe vellain ja hedh pa ndjenja ne kanal dhe largohet nga vendi I ngjarjes.Mamaja I vdes, 3 femije rriten pa nene pa baba.Ne flasim kollaj ngaqe se kemi provuar. Viktima bashke me vellain qe ka pas bere vrasjen jane larguar me kohe nga Shqiperia, Pse u kthye ne Shqiperi dhe pikerisht te komshija qe jau kan vrare babain dhe nenen ketyre cunave per nji dhi.A kishte ndergjegje, ky person qe ju shkon komeshis afer perseri per vrasjen makaber qe jua kan bere prinderve te tyre. Mos gjykoni o popull, se dhimbja eshte shum e madhe, qe vetem ky cun i ri qe humbet jeten e vet per nji 65 vjecar ne burgje, per te vetmen arsye se drejtesia nuk dha denimin e meriruar per vrasesin.

  • Ceco me bicak: 24/01/2022 13:57

    Kur nuk zbatohet denimi me varje per vrasesit keshtu do vene punet. Ketu kryeministri kishte rastin me te bukur qe ne pyetesorin me 12 pyetje qe ka pregatitur te shtonte edhe nje pyetje te 13 ku te pyeste a jeni dakort me rivendosjen e denimit me vdekje per ata qe kryejne vrasje dhe do ta shikonte se cfare pergjigje do te merrte.

    Përgjigju
    • Arsyeja: 24/01/2022 15:50

      Aman o Ceco Bicaku, se kodi penal parashikon denim te perjetshem per vrasesit qe eshte me se mjaftueshem. Po gjykatesit plehra i mbajne brenda jo me shume se dy-tre vjet vrasesit. Ti tani ketyre gjykatesve plehra do tu japesh pushtetin te vendosin kush jeton e kush vdes?? Ta them une si do shkonte ajo pune, do ekzekutoheshin fukarenjte qe i kane kane akuzuar kot edhe do dilnin te pafajshem te fortet e mafiozet.

  • Yes: 24/01/2022 13:42

    O te lumt pushka

    Përgjigju
  • Eri: 24/01/2022 13:34

    Inshalla se dënojnë shumë se gjynah... për familjen e viktimës ske çme thanë se ja kanë marrë hakun deles

    Përgjigju
  • martin: 24/01/2022 13:27

    vazhdon palermo e viteve 90 ne shqiperi, ah ai vend ska zot, esht ne dore te plehrave

    Përgjigju
    • @martin: 24/01/2022 19:29

      Jo palermo kete here por Calbria, atje vazhdon ende kanuni i importur nga arbereshet. Problemi ne kete rast eshte drejtesia e munguar dhe jo kanuni. Nuk mund te denosh ti nje vases me 10 vite burg kur me ate krim ai pervecse shkaktoi viktima me arme por shkaktoi edhe nje tragjedi tjeter familjare. Ky djali eshte rritur jetim nga ajo tragjedi dhe trsuja dhe kush e di sesi do jete ushqyer me urrejtje dhe ndjesine per te marre hak. Fakti qe eshte minoren do ndikoj ne denimin e ulet te tij dhe fatkeqesisht gjakmarrja do vazhdoje. Jane ngjarje qe mund te shmangen vetem me nje veprim te forte ligjor dhe prandaj ju duhet bere thirrje njerezve qe ne raste te tilla gjakun duhet ta kerkojne tek dera e gjykstesit dhe prokurorit qe pasurohen dge askund tjeter.

  • Loran: 24/01/2022 13:23

    Mir ja paska ber

    Përgjigju
    • Loran: 24/01/2022 16:27

      O ti me emrin Alb hec na i rruj nje her ene leji llafet

    • Alb: 24/01/2022 16:07

      Per ca ja boni mir m loqe pastaj kur iu shkerdhente enveri ju bente sapun i thoshit katil ju sdoni njeri tjetrin popull kopil.

  • Sala jon: 24/01/2022 13:21

    Te fala Sales qe Ju ringriti “Kanunin e neperkembur”, respekte e keshtu vazhdoni se ruani traditen , jepini pa mbarim

    Përgjigju
    • Koli: 24/01/2022 17:06

      O Petrus nuk eshte e njejta gje hakmarrje me gjakmarrje...e para hakmerresh ndaj vrasesit..e dyta vret vellane te pafajshem te vrasesit, gjakmarrje..e gjen ndryshimin?!

    • Loti: 24/01/2022 15:37

      Ne jug ishe Sokol SInomati(buzderri) ne Vlore e ja vrane te jemen. Shokut te tij, Cipurrit i vune tritol te motres ne makine. Kalo detin ne Itali e do gjesh Giovanni Bruscan qe e shkriu femijen 10 vjec ne vaske me acid per inat te te jatit. Nje M i madh eshte vetgjyqesia ne cdo vend te botes.

    • Per petritin: 24/01/2022 15:24

      Ne jug nuk ndodh qe te vritet vellai ose fisi i autorit veitet vetem autori ky eshte ndryshimi ,ne veri ngujohet edhe femija ne djep,ne jug nuk ndodh

    • Petrit: 24/01/2022 14:35

      Ej robo, Nese nje vrasje ndodh ne Veri quhet gjakmarrjne , ndersa nese ndodh ne Jug quhet hakmarrje, por ne thelb eshte e njejta gje.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Skandal trukimi në futbollin belg, Westerlo dhe Genk barazojnë 1-1! Lojtarët 'shëtisin' në fushë (VIDEO)

Skandal trukimi në futbollin belg, Westerlo dhe Genk barazojnë 1-1! Lojtarët 'shëtisin' në fushë (VIDEO)