LGBT në shkolla, Karaj: S’jemi vampirë që shndërrojmë njerëzit në homoseksualë

Drejtoresha e Aleancës LGBT, Xheni Karaj ka reaguar sot për herë të parë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv mbi trajnimet e organizuara nga ky komunitet në disa shkolla të mesme të vendit, për sensibilizimin e të rinjve dhe mësuesve për të luftuar bullizmin ndaj komunitetit LGBT dhe personave me prirje të ndryshme seksuale.

Këto trajnime kanë filluar prej vitesh së pari mes mësuesve dhe psikologëve pasi kemi vënë re se bullizmi nuk ekziston vetëm tek fëmijët por së pari tek të rriturit. Madje sipas një studimi që ka bërë Prof. Edmond Dragoti, 60 % e mësuesve pranojnë që ka bullizëm në shkolla, jo vetëm për LGBT. 77 % e mësuesve kërkojnë që të trajnohen sepse nuk dinë si ti menaxhojnë këto raste bullizmi. Përfaqësues të komunitetit LGBT për fat të keq janë duke braktisur shkollat për shkak të bullizmit në forma të ndryshme. Dhe meqenëse ne e kemi vënë re këtë menduam që të bëjnë një trajnim me mësues e nxënës që të rinjve të komunitetit LGBT të mos i kthehet shkolla në një ferr të përditshëm”-shpjegoi ajo.

VIDEO/Intervista e plotë në Emisionin Rreze Dielli në Report TV

Karaj, pranoi se në një prej takimeve me të rinjtë në një shkollë të mesme kishin marrë pjesë dy aktivistë LGBT transgjinorë.

“Po, në një prej aktiviteteve kanë qenë 2 transgjinorë por që janë aktivistë. Ka qenë trajnim me nxënës por duhet të kuptojmë që ata të dy janë 2 njëzet vjeçarë, të cilët për shkak të bullizmit njëri ishte përjashtuar nga shkolla, ndërsa tjetri ishte detyruar të braktiste shkollën. Ajo që është treguar në trajnim ka qenë përvoja personale sesi ata kanë braktisur shkollën për shkak të bullizmit. Këshilla e tyre për nxënësit ka qenë përpiquni që atë që na e bënë ne bashkëmoshatarët dhe mësuesit kur ishim në shkollë, mos ia bëni ju të tjerëve”-tha Karaj.

Ajo shtoi se bëhet fjalë për një projekt sensibilizues që nuk ka asnjë lidhje me Ambasadën Amerikane apo organizatën Soros siç pretendohet nga disa politikanë të cilët reaguan pak ditë më parë në rrjetet sociale.

“Përgjithësisht u perceptua si propagandë. Por nuk është kështu, sepse nuk kemi ndër mend të rekrutojmë njerëz. Ne nuk jemi vampirë që i vampirizojmë njerëzit dhe i shndërrojmë në homoseksualë. Unë do thosha rastin tim konkret. Unë jam 32 vjeç, jam lezbike. Kam jetuar në një shoqëri me hetero-normative, ku propaganda heteroseksuale bëhet në mënyrë shumë të dhunshme në mënyrë të përditshme. O duhet të isha unë ajo që përmes kësaj propagande të shndërrohesha në një person heteroseksual o nuk e di. Nuk funksionon kështu. Këto janë thjesht paranoja, është një panik që nuk e di nga kush u përhap dhe për ç’arsye. Kjo është një nismë që nuk ka lidhje as me Soros, as me ambasadën amerikane. Kjo është diçka që nisi nga nevoja që ne e kemi identifikuar me punë dhe me personat e komunitetit, pasi ekziston një plan veprimi për mbrojtjen e të drejtave të LGBT.”

Rezearta Caushaj: Fajin e ka Ministria e Arsimit që ka anashkaluar prindërit
Ndërkaq, aktivistja e shoqërisë civile Rezearta Caushaj e ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV, tha se përgjegjësia më e madhe qëndron tek Ministria e Arsimit, e cila nuk ka informuar atë që është një nga grupet e interesit, në këtë rast prindërit. Ajo tha gjithashtu se e ka parë edhe strategjinë dhe ajo është formuluar me pjesëmarrje të shoqërisë civile, e cila për pjesën më të madhe të shqiptarëve nuk përfaqëson askënd.

“Në radhë të parë ne jemi njerëz dhe duhet ta respektojmë njëri-tjetrin dhe sepse realisht duke përplasur 2 ekstreme të ndryshme nuk ka prodhuar asnjëherë asgjë konstruktive për shoqërinë. Ajo që shikoj unë problematike në këtë rast dhe unë mendoj se përveç tendencës tonë për të shpërthyer për gjëra që ne mendojmë se i kemi në dorë , ajo që ka qenë shtysë për reagimin ka qenë fakti se prindërit nuk janë pyetur. Në këtë rast unë nuk fajësoj organizatën LGBT. Ata janë aktivistë, kanë një kauzë të tyren, kanë të gjithë të drejtat e tyre që të flasin dhe të shpërndajnë idetë e tyre dhe qëndrimet e tyre. Ajo që shikoj unë problematike është fakti që ministria nuk ka informuar atë që është një nga grupet e interesit, në këtë rast prindërit.

Unë e kam parë edhe strategjinë dhe ajo është formuluar me pjesëmarrje të shoqërisë civile, por çështja është që ne nuk kemi shoqata të cilat përfaqësojnë prindërit për shembull. Shoqëria civile për pjesën më të madhe të shqiptarëve nuk përfaqësojnë askënd. Shqiptari mesatar mendon se organizatat e shoqërisë civile janë aty për të marrë fonde. Një pjesë është e vërtetë, për një pjesë tjetër nuk është fare e vërtetë. Për mua duke qenë se është prekur një temë, e cila nuk ka konsensus shoqëror, nuk mund ti kapërcesh prindërit”-tha Caushaj.

Edhe Karaj pranoi se duhet punuar me prindërit të cilët duhet të jenë pjesë e këtyre konsultimeve. “Është e drejtë, Rezi ngriti një problem dhe ne përpiqemi të bëjmë punën tonë, përpiqemi të punojmë shumë me prindërit. Në rastin konkret ne jemi marrë me ministrinë për marrjen e lejes dhe për ushtrimin e aktivitetit”-përfundoi Karaj.

Reagimet në Facebook sidomos nga politikanë të ndryshëm kundër kësaj fushate ajo i konsideroi si histeri dhe një tentative për ta bërë këtë një kauzë politike për përfitime personale.

/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të ketë një strategji të re për të përballuar koronavirusin?

Komento

Komente

  • Berti: 26/03/2018 20:33

    Ku merr vesh ti nga qelizat o Albi allias Kristi Pinderi? Qe te njohin bulizmin duhet qe ne shkolla te cojme dy transgjinore. Mos merr persiper te flasesh per psikologjine sepse je i pashkulluar, ose je i trajnuar ne LGBT! Neser do formohet shoqata e Pijaneceve, cfare do bejme? Ti cojme femijeve dy pijanece per trajnim qe mos gjenden ne situata te tilla neser? Vesi del me shpirtin, por ty Albi po te del nga b***a! Nuk ftojne psikologe te shkolluar jashte me background dhe tituj shkencore me botime dhe studime te publikuara neper buletinet shkencore, por i referohen nje pseudo psikologu qe e kandertuar karieren mbi plagjiature dhe maskaralkeqe. Kush jeni ju qe dhunoni psikologjikisht femijet duke ju cuar dy transgjinore te shpifur per te treguar eksperiencen e tyre te bulizmit? Nuk i mesoj femijet e mi te ngacmojne ose tallin seren tuaj perverse ose asnje tjeter per cdo lloj problemi qe mnd te kete. Por nuk mund te pranoj qe Ju dylberet te me traumatizoni femijet. Ke degjuar ndonjehere o ekspert i muskujve gluteal per te mesuarit asociativ? Bota eshte formuar me ekuilibra, te cmendurit jane me pak se normalet, ose ndryshe ne do quheshim te cmendur dhe ata normal. E njejta gje vlen dhe per juve o e.coli social.

    Përgjigju
  • Berti: 26/03/2018 14:55

    Edmond Dragoti nuk eshte as psikolog dhe as lesh, ka mbaruar rusisht dhe njihet ne rrethet shoqerore dhe edukative si batakci i kategorise superiore o Kryetare e LGBT-se! Ne qe kundershtojme kete lloj kulture nuk jemi histerike por jemi heteroseksual qe nuk mendojme se na duhet " master " as neve dhe as femijeve tane per hallin qe keni ju. Njohurit per kete tematike mire jane aq sa jane, nuk ka nevoje te na tregoni se cfare ndjeni ju kur beni seks anal ose oralo gjenital gjate nje marredhenie brenda gjinise. Shijoni ate qe ju pelqen pa intimiduar te tjeret qe nuk duan as t'ju degjojne dhe as t' ju ngacmojne. Edhe nje pijanec ka probleme me bulizmin, si thua ti te mesojme femijet ne shkolle edhe per kete? Shoqata e pijanecerve shqiptare, Shoqata e te droguarve, Shoqata njerezve me syze optike etj etj. Larg nga shkollat dhe sugjestionit qe i beni femijeve ne emer te " liberalizmit "! Apo te futim dhe ata te Jehovait per leksione neper shkolla? MA duhet te shpenzoje kohen e femijeve duke ju mesuar gjera me vlere, duke i mesuar dhe ndihmuar te rrine larg veseve si droga, alkooli, dhuna etj dhe jo sesi te perdorin ose te pershtatin seksualitetin e tyre. Ajo eshte genetike dhe zgjedhje personale! Jeni bere te neveritshem. Nese deri dje nuk bezdisesha nga ju, sot kam filluar t' ju urrej.

    Përgjigju
    • albi: 26/03/2018 17:07

      Ti je lloji i njeqelizorit me te perhapur ne Shqiperi. Eshte lloji i injorantit gjithollog qe nuk kupton dhe nuk di te ngase asnje lloj bisede, por prape do te japi ato mendimet e tij idiote dhe jashte kontekstit. Ne cilen pjese e lexove qe qellimi ishte ti mesonin se cfare ndjenin LGBT kur benin sex? Ca dmth "njohurite mire jane aq sa jane", ti as nuk ja ke haberin sa njohuri kane femijet sot, e as nuk do ta dish, se perndryshe del ne pah injoranca jote totale. Qellimi i trajnimeve eshte njohja me fenomenin e bulizmit, qe ka qene gjithmone prezent, e qe nuk kemi dashur ta njohim e ta pranojme asnjehere. Nuk ka fare rendesi orientimi seksual i njerezve ne kete teme. Ata qe shkuan neper shkolla, shkuan si njerez qe kane vuajtur nga bulizmi, kane dhene eksperiencat e tyre, qe nxenesit te kuptojne dicka me shume rreth problemit, e mos jene komplet te papergatitur ne situata te tilla. Bulizmi nuk njeh orientim seksual, dhe viktime e tij mund te jene dhe femijet e tu. Besoj se ke qene dhe ti, se ne fakt eshte relativisht e provuar, qe njerezit me agresive ndaj fenomeneve te caktuara, jane ata qe i kane pesuar qe me heret keto lloj fenomenesh. Prandaj, lexoji mire lajmet, mundohu te krahasosh faktet nga 2-3 burime, e pastaj krijo dhe shperndaj opinionin tend, dhe jo me nje te fryre ne vesh, te behesh thjesht nje altoparlant qe nuk ka kapacietet te mendoje me koken e vet!



×

Lajmi i fundit

John

Policia ofron 10 mijë euro kush jep informacion për arrestimin e të shumëkërkuarit Talo Çela