Liban/ Bejruti nuk gjen qetësi, shpërthen zjarri në portin e qytetit

Liban/ Bejruti nuk gjen qetësi, shpërthen zjarri në portin e qytetit

Një zjarr i madh ka shpërthyer në Portin e Bejrutit, duke shkaktuar panik midis banorëve një muaj pas shpërthimit masiv.

Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi zjarrin në objektin, i cili u shkatërrua nga shpërthimi i 4 gushtit kur gati 3.000 tonë nitrate amoni u shpërthyen.

Një kolonë tymi i zi doli nga porti me flakë portokalli që kërcenin nga toka.

Shpërthimi muajin e kaluar vrau më shumë se 190 vetë dhe plagosi rreth 6,500 dhe dëmtoi mijëra ndërtesa në kryeqytetin libanez.

Pamja e një zjarri tjetër të madh një muaj më vonë krijoi panik në mesin e banorëve të traumatizuar nga shpërthimi i muajit të kaluar, transmetojnë mediat botërore.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:58
Presidenti i Libanit: Zjarri në Bejrut mund të ketë qenë sabotim ose aksident

Presidenti i Libanit, Michel Aoun, tha sot se zjarri i madh në portin e Bejrutit mund të ketë qenë “akt i qëllimshëm sabotimi” ose incident.

 “Zjarri i sotëm mund të ketë qenë akt i qëllimshëm i sabotimit, rezultat i ndonjë gabimi teknik, injorancës apo neglizhencës. Në të gjitha rastet, shkaku duhet të dihet sa më shpejt që është e mundur”, ka thënë presidenti Aoun, sipas zyrës së tij.

Zyrtarët deklaruan se kanë nisur hetimet për zjarrin që shpërtheu, një muaj pasi një shpërthim masiv ka lënë të vdekur 190 persona.

Zjarri i së enjtes ka nisur në një depo vajit dhe gomash në zonën e portit.

Zjarrfikësit dhe zyrtarët ushtarakë kanë kaluar disa orë duke luftuar zjarrin, duke përdorur helikopterë për të hedhur ujë, para se gjendja të vihej nën kontroll.

Ende nuk është raportuar për ndonjë të plagosur, dhe as për shkakun e zjarrit.

Shpërthimi i një muaji më parë në kryeqytetin e Libanit u shkaktua nga 2,750 tonë nitrat amoni

Përveç personave të vdekur, mijëra persona tjerë u plagosë dhe rreth 300,000 të tjerë kanë mbetur pa strehë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës