Libra të vjetër përdhé, foto të Enver Hoxhës, xhezve...çfarë ka mbetur nga shtëpia e Nexhmije Hoxhës pas shembjes (FOTO)

Libra të vjetër përdhé, foto të Enver Hoxhës, xhezve...çfarë ka mbetur nga shtëpia e Nexhmije Hoxhës pas shembjes (FOTO)

TIRANË- Shtëpia ku ja jetuar e veja e diktatorit, Enver Hoxha, Nexhmije Hoxha u shemb për shkak se prekej nga projekti i Unazës së Re, por duket se familjarët nuk e kanë boshatisur totalisht.

Siç shihet në këto foto, libra të vjetër, xhezve të vjetër, kuti të shkatërruara, foto të bashkëshortit të saj, Enver Hoxha kanë mbetur përdhe, gati për t'u hedhur në plehra.

Më herët, djali i çiftit Hoxha, Ilir Hoxha i dërgoi një letër kryeministri Edi Rama ku thoshte se është lënë në mes të katër rrugëve, teksa paralajmëroi një denoncim ndaj IKMT për dhunim banese, por edhe vjedhje të relikteve dhe dokumentacioneve të ndryshme të babait të tij, Enver Hoxha.

Shtëpia e Nexhmije Hoxhës, ku ka jetuar për 26 vite, u prek nga projekti i Unazës së Re, për të cilën është mbyllur procesi i shpronësimit.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Gjykata e Lartë greke ndalon garimin në zgjedhjet europiane të partisë së ekstremit të djathtë, 'Spartanët'

Gjykata e Lartë greke ndalon garimin në zgjedhjet europiane të partisë së ekstremit të djathtë, 'Spartanët'