Librazhdi bie pre e 'skifterëve', në 24 orë grabiten dy biznese

Librazhdi bie pre e 'skifterëve', në 24 orë grabiten dy biznese

Argjendaria në pronësi të kunatit të deputetit

Brenda 24 orëve në Librazhd u shënuan dy grabitje biznesesh. Një dyqan me produkte ushqimore është vjedhur në fshatin Hotolisht të Librazhdit. Grabitësit kanë mundur të marrin me vete 3-4 milionë lekë të vjetra si dhe produkte ushqimore nga dyqani. Ushqimorja ishte në pronësi të Arif Alliut dhe ndodhej në qendër të fshatit ngjitur me ndërtesën e Njësisë Administrative, ndërsa grabitja ndodhi mbrëmjen e të martës.

Më pas, në orët e para të mëngjesit të sotëm, pre e një grabitje në qytetin e Librazhdit ra dhe argjendaria e kunatit të deputetit socialist, Bashkim Fino. Grabitësit fillimisht kanë hyrë në banesën e biznesmenit Skënder Xhani, ku i kanë marrë çelësat e argjendarisë dhe më pas kanë shkuar për ta grabitur atë.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e autorëve të dy grabitjeve ndodhur brenda pak orëve diferencë në qytetin e Librazhdit.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës