Libri dhe aktiviteti fizik të lëna mënjanë/ Të rinjtë për Report Tv: Koha e lirë në kafe apo internet

Shumica e të rinjve po krijojnë varësi ndaj rrjeteve sociale e ndërkohë koha  e lirë e tyre nuk është më si dikur duke lexuar libra apo duke u marë me aktivitet fizik, por preferojnë të ulen në kafene apo të lundrojnë në internet. Fundjava për shumë të rinj në Tiranë ofron disa mundësi, si një shëtitje nga liqeni apo duke dalë me shoqërinë, por për Report Tv vetë ata pohojnë se më shumë kohë ia kushtojnë rrjeteve sociale.

Të rinjtë pohojnë se e kanë shumë të vështirë që ta lidhin aktin e të lexuarit me kënaqësinë, në epokën e “internetit”. Madje rrjetet sociale përdoren jo vetëm gjatë kohës së lirë, por edhe në praninë e njerëzve të tjerë, në autobuz, në kafene, në takime të rëndësishme etj.

‘’Sot kam ardhur në parkun e liqenit, por zakonisht nuk vij shpesh. Kohën e lirë e kaloj në kafe dhe më tepër në internet, ndrësa libra jo. Rri gati 3 orë në internet, ndoshta dhe më tepër’’ pohon një i ri.

Po ashtu edhe dy vajza të reja na thonë se pas studimeve kohën më të madhe e kalojnë me rrjetet sociale.

Gjatë fundjavave ata që më së shumti janë frekuestuesit e liqenit janë familjarët apo pensionistët, të cilët ecin disa kilometra në këmbë.

‘’Në kemi ardhur familjarisht dhe me një grup shoqëror. Vijmë nga liqeni sidomos tani që dhe koha është e mirë dhe zakonisht ditëve të  pushimit. Nuk kemi shumë alternativa për të kaluar kohën  e lirë’’ thotë një zonjë.

Ndërsa disa të tjerë  pohojnë se Tirana si kryeqendra e vendit ka shumë popullim, por një racionim i kohës, do të mundësonte dhe shkëputjen nga koha e tepërt e qëndrimit  në internet apo në kafe, duke ja kushtuar këto orë aktivitetit fizik, apo dhe leximit të  librave që tani mund të gjenden edhe on line.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’

Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’