Libri i ri: “Nuk duhet të fle” një
roman që të mbërthen deri në fund

Libri i ri: “Nuk duhet të fle” një<br />roman që të mbërthen deri në fund
Rrëfimi emocionues i frikës për t'u ngritur nga shtrati i monotonisë dhe për të përjetuar ëndrrat e një kohe të harruar.
I botuar në mbi 30 vende të botës, "Nuk duhet të fle" është duke u kthyer në një film të rëndësishëm, i prodhuar nga Ridley Scott, me Nicole Kidman dhe Colin Firth. The Independent ka shkruar se kritika e ka mbështetur "Nuk duhet të fle" si një përzierje e arritur midis popullores dhe letrares. Me këto fjalë mund të përmbledhim konkluzionin e pothuajse të gjithë atyre që kanë shkruar e folur për këtë libër: ky është një thriller letrar dhe stili i autorit është I admirueshëm.

Pasi i ka mbijetuar një aksidenti, Kristina është e sëmurë me një formë amnezie për shkak së të cilës ajo mund të mbajë mend vetëm çfarë i ndodh në 24 orët e fundit. Çdo mëngjes ajo zgjohet në padije mbi rrethanat e jetës së saj dhe i duhet të mësojë gjithçka nga e para: kush është burri që i fle pranë, ku jetojnë, kanë apo jo fëmijë. Romani merr formën e një ditari që Kristina e mban edhe falë inkurajimit dhe ndihmës së doktor Nashit, i cili, fshehurazi të shoqit të Kristinës, ka filluar të interesohet për sëmundjen e saj. Ditari e ndihmon Kristinën të zbulojë gjëra që ajo ka harruar, si p.sh., që dikur ka shkruar një roman. I shoqi ia ka fshehur këtë. Pse? Çfarë tjetër fsheh ai? Vallë ia ka fshehur ai këtë thjesht që ajo të mos mërzitet apo ka arsye të tjera, më të thella? E pse duhet t'i besojë ajo doktor Nashit në vend që t'i besojë bashkëshortit?

"Nuk duhet të fle" është një roman debutues i këndshëm dhe mahnitës. Njësoj si të ngjashmit e tij që e kanë paraprirë, ka edhe një alegori morale ngjitëse: mos i harroni të dashurit tuaj. Përndryshe...” shkruan “The Independent” për këtë libër.

S. J. Watson u lind në Midlands, jeton në Londër dhe ka punuar me NHS-në për disa vite. Në 2009 ai u pranua në kursin “Të shkruash një roman” të Akademisë Faber, një program që trajton të gjitha aspektet e procesit të shkrimit letrar. “Nuk duhet të fle” është rezultati i këtij kursi.
 
SKEDA E LIBRIT
 
Titulli: Nuk duhet të fle
Titulli në origjinal: Before I go to sleep
Autor: S. J. Watson
Përktheu: Artan Miraka
Zhanri: Roman thriller
Data e botimit: Prill, 2013
Numri i faqeve: 340
Çmimi: 1000 lekë

kompertina e romanit
(Në doto: Kopertina e Romanit "Nuk duhet të fle)

Shkrimi u botua në Suplementin Rilindasi në gazetën Shqiptarja.com (print) 08.09.2013
 
Redaksia online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët