Libri për fëmijë, ribotimi i shkrimtarëve të traditës dhe përshtatja në kohë, Anila Bisha: Risjellja e autorëve mision i botuesve, ka libra që rezistojnë

Ribotimi i shkrimtareve të traditës e librave të tyre për fëmijë, jo rrallëherë kërkohet nga brezat që u rritën me to. Janë të shumtë autorët që nuk gjenden lehtazi në stendat e librarive, e të tjerë që po shohin dritën e botimit, qoftë edhe duke u përshtatur në kohë.

“Padyshim që risjellja e autorëve tanë është një nga misionet e rëndësishme të botuesve, sepse krijimtaria e letërsisë shqipe me patjetër duhet të jetë e pranishme. Për më tepër që nuk është një eksperiencë që e kemi vetëm ne, në të gjithë botën ribotohen edhe botohen shkrimtarët, të cilët është mirë që në të gjallë të tyre ta rishikojnë dhe ripërpunojnë botimin, pse jo në një formë akoma më të bukur. Edhe teknologjia ta ofron këtë mundësi, por edhe për ta përshtatur për moshat e fëmijëve dhe për kohën në të cilën janë”, shprehet botuesja Anila Bisha

Ndonëse kushtëzimet e diktaturës, nuk i kanë lejuar as shkrimtarëve për fëmijë liri të plotë krijimtarie, shumë botime arritën të devijonin nga ideologjia komuniste

“Ka libra që i ngelen kohës, që i rezistojnë kohës, për fat kemi shumë shkrimtarë të tillë si Adelina Mamaqin, Bedri Dedjan, Tasim Gjokutajn, të cilët nuk është nevoja t’i përpunosh apo t’i përmirësosh, sepse janë po aq të artë sa në kohën kur i kanë shkruar veprën e tyre”, thotë më tej.

Përshtatja, ndodh edhe me kryeveprat botërore për fëmijë.

“Janë libra që ngelen. Të tërë janë rritur me personazhet e librave për fëmijë të cilët sjellin po kaq bukur si në kohën që kanë shkruar një mjedis, ku pse jo fëmijët duhet ta njohin të shkuarën. Përrallat e Andersenit , nuk është rastësi që është botuar dhe ribotuar në 80 gjuhë të botës , kuptohet edhe në gjuhën shqipe. Vazhdojnë fëmijët t’i lexojnë, megjithëse tani ka ardhur një moment që edhe ato përralla janë rishikuar dhe ribotuar me një qasje tjetër  qoftë edhe grafike”- tha botuesja.

Ilustrimet, mbeten ngaherë një mjet joshës, për t’i ftuar lexuesit e vegjël drejt botës së leximit.

“Ilustruesit i kanë sjellë përrallat në format nga më të ndryshmet. Dhe Përrallat e Andersenit vijnë sipas imagjinatës së shumë piktorëve, që i kanë sjellë për fëmijët në formën e tyre duke krijuar harmoni por edhe një lloj konkurence në pjesën e ilustrimit të letërsisë për fëmijë... Sepse në letërsinë për fëmijë, nuk mjafton vetëm fjala, nuk mjafton vetëm një shkrimtar i mirë, por edhe një ilustrues i mirë e përshfaq po kaq bukur veprën . Në shqip, për shembull, për fjalët aq të bukura të Adelina Mamaqit, i ka ilustruar shumë bukur piktorja jonë Ledia Kostandini, që është një nga artistet që ne vlerësojmë shumë”, shton botuesja.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pse nuk duhet t'i lajmë flokët me ujë shumë të nxehtë?

Pse nuk duhet t'i lajmë flokët me ujë shumë të nxehtë?