Licensa 3G, "Plus" ofron 1 euro
hapen ofertat për licensën e tretë

Licensa 3G, hapen ofertat për licensën e tretë">
TIRANE - Janë hapur dje ofertat për marrjen e licensave 3G nga kompanitë celulare, të cilat ende nuk e kanë këtë shërbim. Kompania Eagle ka ofruar për të marrë licensën 4.355.000 euro, ndërsa Plus ka ofruar shumën prej vetëm një euro, duke treguar qarta se synon të hyjë në treg kur shteti ta ulë edhe më tej çmimin. Në fakt, tre vjet më pare, Vodafone pagoi 31 milionë euro dhe një vit më pas AMC-ja gati 14 milionë euro, kur çmimi dysheme i vendosur nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike e Postare (AKEP) ishte në të dyja rastet 12.5 milionë euro.

Pasi përpjekja e tretë për të shitur licensën me të njëtin çmim dështoi (kompanitë e vlerësuan Plus 2.2 milionë euro dhe Eagle 3.4 milionë euro), Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare në korrik të këtij viti vendosi të përsërisë sërish tenderin e radhës më 10 tetor, duke ofruar njëkohësisht për shitje dy licensat e mbetura, me çmim minimal prej 4 milionë eurosh.

Eagle ka bërë një ofertë mbi kërkesën prej katër milionësh, por që është gjashtë herë më e ulët se ajo e kompanisë që e para bleu shërbimin.

AKEP duket se është i interesuar më shumë për fondet që do të përfitonte nga shitja e licencave. Në kriteret e tenderit, AKEP vlerëson me 90 pikë ofertën që do të paraqitet me çmimin më të madh, kurse kohën e mbulimit me shërbimin në shkallë gjeografike me 10 pikë. Periudha minimale e mbulimit me rrjet do të jetë minimalisht: Deri në fund të 6-mujorit të parë, jo më pak se 35 për qind të territorit; deri në fund të 12 muajve jo më pak se 65 për qind të territorit dhe deri në fund të 18 muajve, jo më pak se 85 për qind të territorit.

AKEP duket se ka bërë gjithshka që dy kompanitë e mbetura ende pa licensën në treg të sjellin oferta shumë të ulta. Me këtë logjikë, licensa e katërt mund të falej.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale