Licencimet e klubeve, ‘Fair Play Financiar' dhe merkato! UEFA merr vendime të rëndësishme për kompeticionet Europiane

Licencimet e klubeve, ‘Fair Play Financiar' dhe merkato! UEFA merr vendime të rëndësishme për kompeticionet Europiane

Komiteti Ezkekutiv i UEFA-s ka mbajtur sot takimin e dytë radhazi mbi situatën e shkaktuar nga koronavirusi. Pasi vendosën dje për datat e rifillimit të kompeticioneve Europiane sot janë marrë disa vendime përsa i përket sezonit të ardhshëm.

Mbi të tjera është vendosur afati përfundimtar i transferimeve me 6 tetor, për të gjithë federatat që bëjnë pjesë në UEFA. Kjo pasi më tej nis kompeticioni i Champions League dhe UEFA kërkon që skuadra të jenë të barabarta.

Sakaq një nga vendimet më të rëndësishme ka qenë ajo për ‘Fair Play-n Financiar’, për të cilin klubet mund të mbesin jashtë Kupave të Europës. Komiteti Ezekutiv ka vendosur disa lehtësira të tipit që ‘vlerësimi për 2020 të shtyhet dhe të bëhet së bashku me atë të 2021.’

Ndërkohë për klubet që janë në borxhe dhe duhet kërkojnë të licensohen duhet:

- të gjitha klubet që marrin pjesë në garat e UEFA-s duhet të demonstrojnë deri më 31 korrik (në vend të 30 qershorit) dhe 30 shtatorit se nuk kanë borxhe të vonuara për transferime, punonjës dhe subjekte socio-fiskale të lidhura me pagesa që duhet të paguhen përkatësisht në 30 qershor dhe 30 shtator;

- Të gjitha klubet pjesëmarrëse në garat e UEFA-s duhet të bëjnë të ditur informacionin e tyre të transferimit në 30 qershor dhe 30 shtator, në mënyrë që të lejojnë kontrollin e kryqëzimit ndërmjet informacionit dhe borxheve nga klubet e tjera. 

Gjithashtu, u përzgjodhën anëtarët e rinj në organet disiplinore të UEFA-s. U miratuan procedurat e shortit për Eliminatoret Europiane 2021/22 për FIFA Ëorld Cup 2022, në pritje të konfirmimit përfundimtar nga FIFA.

Po ashtu, u miratuan rregullorja e UEFA European U-19 Futsal Championship 2020/21;
Rregullorja UEFA European U17 dhe U19 Championships 2020/21;
Rregullorja UEFA European U17 dhe U19 Championships 2020/21 femra;
Formati i ri për 2021/22 UEFA European Ëomen’s U17 Championship dhe 2021/22 UEFA European Ëomen’s Under-19 Championship.

Mbledhja e ardhshme e Komitetit Ekzekutiv, ku antarë është edhe presidenti i FSHF-së Armando Duka, u vendos që të zhvillohet më datën 24 shtator në Budapest, Hungari.

Ne.k./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale