Liderët botërorë bëjnë thirrje për vaksinim nga frika e përhapjes së Variantit Delta

Në një kohë që po rritet ndjeshëm përhapja e variantit Delta, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden u ka bërë thirrje amerikanëve që të vaksinohen kundër koronavirusit, duke iu bashkangjitur thirrjeve të liderëve të tjerë për kujdes.

Varianti Delta, që fillimisht është zbuluar në Indi, është bërë varianti dominues në botë i koronavirusit, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë më 18 qershor.

Ky variant, që është më i transmetueshëm, pritet të bëhet dominant edhe në SHBA, tha drejtoresha e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Rochelle Walensky.

Biden u bëri thirrje amerikanëve të vaksinohen, teksa njoftoi se 300 milionë doza kundër COVID-19 tashmë janë administruar gjatë 150 ditëve, që prej se ai mori detyrën e presidentit.

Rreth 172.4 milionë persona apo 51.9 për qind e popullsisë së SHBA-së, kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. Rreth 141.6 milionë persona apo 42.6 për qind e popullsisë, tashmë janë të vaksinuar plotësisht.

Ndërkohë Mbretëria e Bashkuar ka raportuar për rritje të infektimeve për shkak të variantit Delta, duke detyruar qeverinë që të shtyjë vendimin për relaksimin e masave kundër koronavirusit, pavarësisht se në këtë vend janë vaksinuar një numër i madh i qytetarëve. Britania po ashtu ka kufizime për udhëtimet nga Portugalia për shkak të rritjes së rasteve me variantin Delta.

Në Bashkimin Evropian, shtetet kanë administruar të paktën një dozë të vaksinës për pothuajse gjysmën e popullsisë së bllokut.

Liderët e Gjermanisë dhe Francës u bën gjithashtu thirrje shteteve anëtare të jenë më vigjilente ndaj variantit Delta, që kërcënon përparimin që këto shtete kanë shënuar ndaj pandemisë, që u ka lejuar atyre që të heqin gradualisht kufizimet

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Turi i takimeve me Diasporën, Rama zbulon katër vendet e para që do vizitojë

Turi i takimeve me Diasporën, Rama zbulon katër vendet e para që do vizitojë