POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Lidhja jashtëmartesore, vëllai i autorit tentoi të vriste të dashurin e kunatës 6 ditë më parë

Me rreth te kuq Arben Sulo

Burime për Shqiptarja.com dhe Report Tv nga Vlora pohojnë se shkaku i gjithë konfliktit në familje kanë qenë dyshimet se 44-vjeçarja kishte një lidhje jashtëmartesore. Për këtë shkak disa ditë më parë në Vlorë në fshatin Alikokë, vëllai i autorit të vrasjes sot në Babicë, Arben Sulo që shfaqet në pamje mjaft i tronditur pasi ka mësuar lajmin, tentoi që të vriste me armë gjahu personin që dyshohet se kishte lidhje jashtëmartesore me kunatën e tij, i cili është kushëri i tij, L.S. 46 vjeç. Arben Sulo u arrestua dhe më pas u lirua.  Konflikti agravoi në familje dhe sot Lavdosh Sulo vrau gruan duke e masakruar me sëpatë dhe thikë.

Njoftimi i policisë në 19 Qershor
Tenton të vrasë me armë gjahu kushëririn e tij – vihet në pranga nga policia autori. Mbrëmjen e djeshme pas marrjes së informacionit se në fshatin Babicë e Madhe ka konflikt me armë midis dy personave, menjëherë shërbimet e policisë janë afruar në vendin e ngjarjes duke bërë parandalimin e një vrasje të mundshme.

Konkretisht në vendin e quajtur “Alikokë” Babicë e Madhe, shtetasi A. S., 44 vjeç, ka tentuar të vrasë me armë gjahu (teke) shtetasin L. S., 46 vjeç, për motive të dobëta (kushërinj me njëri-tjetrin). Policia ka bërë kapjen dhe arrestimin e menjëhershëm të shtetasit A. S, për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe atyre sportive”. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


Lajmi kryesor:

Dyshime për tradhti/ Burri masakron gruan, shkon në lokal i gjakosur e porosit kafe: Lajmëroni policinë, se e vrava


d.ba./Shqiptarja.com
Komento

Komente

  • Skarendesi: 27/06/2019 14:46

    Ku kemi degraduar si popull (se si shtet skemi pasur ndonjehere) arrijme deri ne piken sa i kapim dashnore gruan, kushuririt. Nuk e mbeshtes gjestin, vrasjen. Sepse jeten duhet te na e marr vetem zoti. Por do uroja/mallkoja qe kjo fare e ndyre kurverirash meshkuj e femra , pa moral e pa ideale, te zhdukeshin.

    Përgjigju
  • Era: 26/06/2019 04:53

    Si ishte historia e kesaj?

    Përgjigju
  • Vlora: 25/06/2019 21:06

    Po cfar thoni sa here pinte luan sejdinaj kthehej te kjo dhe rrinte burrin e saj bashk me kete prandaj soset dhe durimi po kesaj mire ja berei po mori jeten e ti ne qafe

    Përgjigju
    • Era: 26/06/2019 04:52

      Cfar ka ndodhur ke kishte te dashur kjo

  • Kafsha: 25/06/2019 16:10

    Në fillim u arrestua dhe më pas u lirua? Hahahahaha prokurorë e gjykatës bajga!

    Përgjigju