Liga dhe 20 klubet votuan njëzëri, Premier League do të nisë me 20 qershor

Liga dhe 20 klubet votuan njëzëri, Premier League do të nisë me 20 qershor

Kampionati elitar i futbollit në Angli ose ndryshe Premier League me 99% të mundësive do të nisë me 20 qershor. Liga dhe 20 klubet përbërëse kanë vendosur sot unanimisht që 10 javët e mbetura të kampionatit të luhen duke filluar nga data 20 qershor pavarësisht se së fundmi në Premier League katër tamponë kishin rezultuar pozitiv me COVID-19.

Sipas “Telegraf” ndeshjet do të nisin që me 17 qershor, pasi do rikuperohen dy sfidat e prapambetura, Manchester City kundër Arsenal dhe Aston Villa kundër Sheffield United, në mënyrë që me 20 qershor të 20 skuadrat ta nisin si të barabarta. Që ky vendim të cilësohet fakt duhet vetëm që Federata Angleze e Futbollit të japë konfirmimin, në një kohë kur qeveria e ka dhënë dritën jeshile.

Ndërkohë nga sot, pas vendimit të marrë të mërkurën, shumica e skuadrave kanë nisur stërvitjet me grupin e plotë, jo individualisht apo me grupe të vogla siç veprohej më parë. Për këtë u ra dakord me klubet, futbollistët, trajnerët, ligën, oficerët e sigurisë si dhe përfaqësues të qeverisë.

Edhe pse nuk bëhet me dije se kush janë, ekipet që nuk kanë nisur stërvitjet me grupin e plotë janë ata të cilat dyshohet se kanë edhe rastet me COVID-19. Gjithsesi e rëndësishme është që kampionati do të rinisë me 20 qershor, deri atëherë trajnerët kanë tre javë kohë për të përgatitur skuadrat.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

BE dhe SHBA dënojnë dhunën në protestën e Rithemelimit para bashkisë së Tiranës

BE dhe SHBA dënojnë dhunën në protestën e Rithemelimit para bashkisë së Tiranës