Tirana do të jetë qyteti i parë në Shqipëri që pritet të pilotojë Shërbimin Vullnetar të Zjarrfikësve. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim Presidentin e shoqatës Austri-Shqipëri, Wolfgang Grossruck, si dhe një grup ekspertësh për të ndihmuar jo vetëm në hartimin e një legjislacioni që mbështet shërbimin vullnetar të zjarrfikësve dhe në zbatimin e tij.
“Mendoj se është e domosdoshme, jo vetëm për sigurinë dhe luftën kundër zjarrit, por gjithashtu edhe për shoqërinë civile. Ne do të bëjmë më të mirën tonë, si dhe shpresojmë dhe jemi të bindur që do të na mbështesni me gjithë forcën tuaj. I uroj qytetarët e Tiranës, kam qenë këtu 25 vjet më parë dhe qyteti është zhvilluar në mënyrë të jashtëzakonshme. Ju uroj më të mirën për të ardhmen”, tha Grossruck, ish-kryetar bashkie dhe një politikan karriere.
Kryebashkiaku Veliaj tha se ngjarje si tërmeti treguan edhe njëherë domosdoshmërinë për të planifikuar masat që duhen marrë në raste të fatkeqësisë.
“Kur bie tërmet apo kur kemi një fatkeqësi të gjithë themi: Ku janë zjarrfikëset? Ku janë uniformat? Çështja është, po në ditët kur nuk ka tërmet? Na duhet të planifikojmë për ditën e fatkeqësisë. Një nga propozimet ka qenë Shërbimi Vullnetar i Zjarrfikësve, që do ta pilotojmë në Tiranë dhe shumë shpejt do të kemi edhe legjislacionin që mbështet shërbimin vullnetar, ashtu siç bëhet në Austri, ku patjetër që në zonat urbane është shërbimi publik i zjarrfikëses, por ama në zonat rurale, në zonat e largëta, aty ku kemi djegie masive në verë, patjetër që shërbimi vullnetar, i përbërë nga banorët e atyre zonave, është shumë më afër territorit dhe me pak mjete e shumë kurajo, mund të shërbejë përpara se mjetet të vijnë nga Tirana”, shpjegoi Veliaj.
Kreu i Bashkisë sqaroi se disa nga propozimet lidhen për ta mbështetur këtë projekt jo vetëm në hartimin e legjislacionit, por edhe financiarisht.
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
19.1%
-
Jo
72.2%
-
Nuk e di
8.7%
Vota total: 2317
Lajme të tjera
-
Në Tiranë shfaqet filmi dokumentar për Tomas Venclova, Veliaj: Tirana, shembull i një transformimi rrënjësor! Venclova: Qytet me zhvilim të jashtëzakonshëm
18 Prill, 20:38
-
Qendra teknologjike në Kashar, Gonxhja: ‘TEDA’ do jetë model në rajon, do hapë deri 7 mijë vende pune! Veliaj: Është investim që i mbetet qytetit
18 Prill, 14:55
-
Veliaj: Të jesh lider i mirë duhet të dish të marrësh vendimet e duhura në momentin e duhur! Falë tyre Tirana është transformuar
17 Prill, 15:35
-
Veliaj pret dy politikanët suedezë me origjinë shqiptare: Krenar për suksesin tuaj, të ndihmojmë njëri-tjetrin në rrugën drejt integrimit në BE
17 Prill, 14:20
-
Veliaj me strukturat e PS-së në Kavajë: Sot fillojmë maratonën për zgjedhjet e ardhshme, do fitojmë 5-0! Sulmet non stop ndaj Tiranës, të planifikuara
16 Prill, 17:12
-
Fondacioni italian nga Molise, mbjell ullinj autoktonë nga Termolij në Parkun Europa, Veliaj: Simbol i miqësisë mes dy vendeve tona
16 Prill, 14:05
-
Qendër e re komunitare në Vaqarr, Veliaj: Investojmë njësoj si në qendër edhe në periferi; Dy hapësira të reja për varreza në Vaqarr dhe Petrelë
15 Prill, 22:24
-
Veliaj pret ministrin izraelit të Turizmit: Dënojmë sulmin e Iranit ndaj Izraelit, akt agresioni që rrezikon një rajon e një botë të tërë
14 Prill, 17:51
-
Itali/ Veliaj takon homologët e Veronës dhe Viçencës: Zgjerojmë bashkëpunimin për ‘Eco Tiranën’, së shpejti shërbime të reja në kryeqytet
14 Prill, 15:08
-
Mbjellje pemësh te ish-Tregu Elektrik, Veliaj: Njerëzit janë të ndarë në ata që punojnë dhe ata që komentojnë punët! Ata që nuk bëjnë punë, historia i harron
13 Prill, 15:35
-
Veliaj inspekton në Kombinat: Në 2025 mbyllim rindërtimin! E zhbllokuam nga gjyqet e Monës dhe Likes, kanë 0 shans të rrëzojnë bashkinë
13 Prill, 13:01
-
Veliaj pret dy artistët e njohur grekë: Uroj që dashuria që morët në Tiranë, të përkthehet në Greqi! Jemi më afër nga sa e mendojmë
12 Prill, 22:08