'Ligjet' pro maskës detyruese dhe ndëshkimeve ndaj Medias

TIRANE-Nuk bie dakord komisioni i ligjeve me pretendimet e presidentit për të mos ndëshkuar mediat me gjoba jo proporcionale në raport me rrezikun duke shkelur edhe të drejtën e informimit. Me 16 vota pro dhe vetëm me votën e deputetit Korab Lita kundër komisioni i ligjeve vendosi të rrëzojë dekretin e presidentit për marrjen e masave ndaj mediave gjatë periudhës së pandemisë nëse nuk respektojnë distancën në studio. 

Në të kundërt gjobiten me një milionë lekë dhe në rast të përsëritje ndëshkohen deri me mbyllje të aktivitetet. Sipas kryetarit të komisionit një vendim i tillë është i rëndësishëm në këto kohë shtimi rastesh me covid 19. Ndërsa në unanimitet të plotë Komisioni i Ligjeve ka miratuar me 17 vota pro aktin normativ për vendosjen e maskës me detyrim në ambientet e mbyllura.

Përfshirja në akt normativ dhe vendosja e penalitetit për ata që nuk e respektojnë në ambientet të mbyllura do të çojë në frenim të pandemisë dhe një kontroll të sëmundjes” sipas përfaqësueses së Ministrisë së Shëndetësisë Mira Rakacolli. Mospërdorimi i maskës nga individët në ambiente të mbyllura, publike dhe tregtare, dënohet me gjobë në masën 2 000 (dy mijë) lekë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Zëvendëskryeministri Bratakos dhe ministri i Shtetit Papastavrou largohen nga qeveria

Greqi/ Zëvendëskryeministri Bratakos dhe ministri i Shtetit Papastavrou largohen nga qeveria