Ligji do ta mposhtë krimin me votën e lirë

Ligji do ta mposhtë krimin me votën e lirë

Foto ilustruese

Janë mbledhur të gjithë duke shkelur ligjin,duke menduar se “erdhi ora e pushtetit”. Duke organizuar grupime mercenarësh të rekrutuar nga kontigjentet e përjashtuara nga Policia e Shtetit apo strukturat e tjera ligjzbatuese, ata kanë ngritur celula paralele, duke i udhëzuar  qartazi “të mos falet askush që nuk na voton ne”.

Vrasja në Elbasan, tregoi sa makabritete dhe sa mesjetare ka mbetur në thelb partia e ish-Dhjetoristëve,(të dëbuar)  partia e idealeve demokratike, e kthyer sot në grupim ushtarak. Ata kanë tentuar të prishin imazhin e vendit, e përgjakën fushatën elektorale, kanë tentuar dhe do të tentojnë deri minutin e fundit të trembin votuesin që nuk i voton, dhe së fundi edhe i përçmon. Ligji dhe zbatimi i tij, do ta mposhtë ekipin politik më destruktiv që ka vendi. Do të mposhtë ata që janë mësuar të blejnë dhe vjedhin vota, ata që kanë 30 vjet që përgjakin fushatat, ata që kanë qeverisur dhe fituar pushtetin me banda. Vrasja e Elbasanit, tregoi qartazi natyrën dhe boshtin drejtues të së keqes, të një partie që drejtohet nga një kryetar kukull, kopjac, dhe frikacak, një vegël e bindur në duart e Berishës dhe Metës.

Organizimi i strukturave të armatosura me elementë të penalizuar dhe larguar nga Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës, duke shkelur ligjin, natyrisht do të sillte tensionime të situatës, duke mos përjashtuar viktimat. Por skandali thellohet, kur drejtuesi politik i Bashës në Elbasan del në mbrojtje të hapur të autorit të vrasjes dhe strukturës së paligjshme. Duke sfiduar shtetin, Gaz Bardhi mendon se qytetaria e Elbasanit do të përkrahë paramilitarët që prej 1 muaji po terrorizojnë  djepin e dijes dhe arsimit shqiptar. Thirrja për qetësi, durim dhe besim nga ana e kryeministrit Rama, patjetër nuk është demoralizim, por ftesë e hapur për shqiptarët, që me votën e tyre ti japin Partisë Socialiste mandatin e tretë, mandatin e vazhdimësisë së zhvillimit europian. Partia e Gazit dhe  Lulit, tanimë është damkosur si “grupim i armatosur” që nuk ka asnjë lidhje me Elbasanin, me lirinë, demokracinë dhe të drejtën e jetës. Përgjakja e fushatës, dhe nxitja e dhunës pikërisht në qytetin e luleve, qytetarisë, qytetin e arsimit dhe shkencës, tregoi planin ogurzi që ka qenë i hartuar kohë më parë në bodrumet e SHQUP-it.

Mjafton të kujtosh dhe dëgjosh edhe “analistët” e opozitës, se si jepnin “alarmin” se “Elbasani vatër krimi, në Elbasan do të vidhen vota, do të ketë përplasje”, dhe do të bindesh sa e paramanduar ka qenë edhe ngjarja e Ditës së Verës apo dhe vrasja e Pjerin Xhuvanit. Edhe thirrjet e (ish) kreut të shtetit Ilir Meta, për të “kapur sfurqet, mprehur kazmat dhe lopatat”, ishte pikërisht nxitje e hapur,  por edhe mbrojtje e paramenduar  e grupimeve paramilitare të Partisë Demokratike.

Fundi politik i kësaj opozite, tanimë  është paracaktuar, ashtu siç është e sigurtë  edhe përballja me ligjin pas 25 Prillit, e Gazit, Lulit, Ilirit, Saliut e kompani. Ligji do ta mposhtë përfundimisht  krimin elektoral, jo me krim por me votë të lirë……

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Medemek: 22/04/2021 17:31

    25 prilli eshte nje dhjerje qe do tu beje populli ketyre dx partive banda

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sulmet ndaj SPAK dhe ‘spastrimet’ në parti, Ilir Meta sonte në 21:00 në 'Frontline' në Report Tv

Sulmet ndaj SPAK dhe ‘spastrimet’ në parti, Ilir Meta sonte në 21:00 në 'Frontline' në Report Tv