Ligji i Gardës së Republikës, ndryshojnë gradat: Drejtuesit e lartë pësojnë ulje page, vartësit përfitojnë rritje

Me ndryshimet në ligjin për Gardën, punonjësit do të kenë grada të reja, të njëjta me ata që kanë efektivët e Policisë së Shtetit. Grada më e lartë është ajo e “Gjeneral Garde”, e cila do të kalojë në “Drejtues Madhor”. Grada më e ulët është “Reshter”, e cila me ndryshimet e reja kalon në “Inspektor”. Ndërkohë ndryshime do të ketë edhe në mënyrën e pagesës. Drejtuesit kryesor do të kenë ulje të pagave deri në 10 mijë lekë të reja kurse vartësit e tyre rritje deri në 3 mijë lekë. Ndryshimet në Komision Siguria Kombëtare u prezantuan nga zv. ministri i Brendshëm Julian Hodaj.

"Një risi tjetër është sërish njësimi, nëse më lejohet fjala, apo përshtatja, rekrutimi, edukimi, ecja në karrierë me ato institucione të tjera në varësi të Ministrisë së Brendshme. Kemi një eksperiencë shumë të mirë me Policinë e Shtetit, duke filluar që nga viti 2014 me ligjin e re, është aprovuar edhe tek SHÇBA duke dhënë grada civile. Në projektligjin sot kemi edhe sistemin e gradave." u shpreh Hodaj.

Një nga risitë e ligjit është zgjatja e periudhës së ruajtjes së krerëve të shtetit pas përfundimit të mandatit. Presidenti i Republikës, Kryeministri dhe kryetari i Kuvendit do të kenë ruajtje fizike nga Garda e Republikës për një periudhë kohe më të gjatë se çfarë ka ndodhur deri më tani. Nga 3 vite, pas përfundimit të mandatit, Presidenti i Republikës do të shoqërohet me truprojë për plot 5 vite pas përfundimit të mandatit 5 vjeçar. Ruajtje më të pakët do të kenë Kryeministri dhe kryetari i Kuvendit, të cilët pas përfundimit të detyrës, do të merren në mbrojtje për 4 vite të tjera. Sipas ligjit aktual, Kryeministri dhe kreu i Kuvendit ruhen për 3 vite pas delegimit të detyrës tek pasardhësi. Që prej vitit 2003 kur është hartuar ligji për funksionimin e Gardës së Republikës, kjo është është hera e tretë që bëhen ndryshime.

M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit