Ligji i ri/ Hapet rruga për strehimin e refugjatëve në Shqipëri, kushtet për të fituar azil, rastet kur lejohet dëbimi i të huajve  

Ligji i ri/ Hapet rruga për strehimin e refugjatëve në Shqipëri, kushtet për të fituar azil, rastet kur lejohet dëbimi i të huajve  

Ndërsa trafiku i klandestinëve në Shqipëri, ku shumica janë sirianë, irakenë, algjerianë, pakistanezë dhe afganë, sa vjen e po merr përmasa shqetësuese, në Kuvendin e Shqipërisë është depozituar së fundmi një projektligj i ri për azilin, si një detyrim i vendosur nga Bashkimi Evropian për të garantuar mbrojtjen e të huajve që u rrezikohet jeta në vendin e tyre. Nisma ligjore me 102 nene i jep të drejtë çdo të huaji të kërkojë azil në Shqipëri, për shkak të frikës së bazuar nga një rrezik apo persekutim, për arsye të racës, të besimit fetar, të kombësisë, të anëtarësisë në një grup të caktuar shoqëror ose të bindjes politike.

Autoritetet shqiptare do të bashkëpunojnë ngushtë me Zyrën e Komisionerit të Lartë për Refugjatët e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (UNHCR), gjatë të gjithë procedurave për shqyrtimin e kërkesave për azil. Parimi themelor i këtij ligji është ndalimi i dëbimi të refugjatëve që hyjnë në Shqipëri, në forma të ndryshme. Konkretisht ndalohet dëbimi i çdo refugjati në një shtet ku i kërcënohet jeta apo liria, ku ka rrezik se mund t’i nënshtrohet torturës apo zhdukjes me forcë si dhe dëbimin në një shtet të tretë, i cili mund ta kthejë ose ta dërgojë personin në një shtet tjetër.

Kur nuk ekzistojnë këto kushte dhe kur refugjatit nuk i pranohet kërkesa për azil, i huaji largohet me dëshirë ose me forcë, por me kusht që t’i jenë dhënë të gjitha mundësitë për ushtrimin e të drejtës së ankimit. Në ligj është parashikuar gjithashtu që refugjatët dëbohen nga vendi nëse përbëjnë rrezik për sigurinë kombëtare ose janë dënuar me mbi 7 vite burg, me vendim të formës së prerë.

Nga ana tjetër kushti bazë që një refugjat të marrë azil në Shqipëri është persekutimi i tij në vendin nga ka ardhur. Autoritetet shqiptare do t’i referohen Konventës së Gjenevës për të konsideruar një rast persekutim ose jo. Konkretisht persekutim do të konsiderohen rastet kur ka shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, kemi të bëjmë me akte të dhunës fizike, psikologjike dhe seksuale, me masa policore ose po vendim gjyqësore diskriminuese, ndjekjes penale diskriminuese, me mohim të së drejtës për t’iu drejtuar gjykatës për rishikim të dënimit dhe ndjekjes penale për shkak të refuzimit për të kryer shërbimin ushtarak në një konflikt etj.

Gjithashtu, persekutim do të konsiderohen përndjekjet dhe rreziqet për shkak të racës, besimit fetat, kombësisë, grupit shoqëror dhe bindjeve politike. Do të përfitojnë azil edhe personat që mund të përballen me dënimin me vdekje apo ekzekutim, me tortura apo trajtim çnjerëzor dhe nga kërcënime të tjera të rënda në situata të konflikteve të armatosura.

Sa i takon procedurave, fillimisht i huaj kërkon t’i njihet statusi i refugjatit dhe me pas statusi i mbrojtjes, pra azil. Do të përjashtohet nga statusi i refugjatit dhe nga azili të gjithë të huajit që kanë kryer krime kundër paqes, krime lufte ose krime kundër njerëzimit, që kanë kryer krime të tjera të rënda, që janë fajtorë për akte që bien në kundërshtim me parimet e Kombeve të Bashkuara dhe që paraqesin rrezik për rendin dhe sigurinë në Shqipëri. Kërkesa bëhet verbalist apo me shkrim në stacionin më të afërt të Policisë së Shtetit.

(Kliko këtu për të lexuar ligjin e ri për strehimin e refugjatëve në Shqipëri))

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ymeri: 08/06/2020 00:46

    KTHENI SHQIPTARET NE SHQIPERI ose nuk do merrni asnje vote ne zgjedhjet e ardhshme….

    Përgjigju
  • Refugjat: 07/06/2020 18:24

    Ne ikem u zume deren te tjereve.Jemi ne gjithe boten dhe nuk besoj se na deshen shtetasit ketyre vendeve.Dhe po jetojme me nga 10 raca.Kur vije ne Shqiperi ndiheshe mire se ishte vetem nje race.Tani do i fusin te gjithe aty me asistenca

    Përgjigju
  • Emigranti: 07/06/2020 10:23

    Filloi shkombëtarizimi. Ikëm ne, dmth na përzuri vëndi ynë e pusht tetarët tanë, tani do e mbushin me bythzinj e talebanër të cdo kombësie. Bravo kurvat e PS. PD LSI.& CO

    Përgjigju
    • Italia: 07/06/2020 18:29

      Ke te drejt bythzinj do mbushet tani

  • Beni: 07/06/2020 07:08

    Eshte mbushur Tirana dhe Durresi me lloj lloj arabesh bythezinj. Cpune kane ketu dhe perse qeveria hesht dhe i lejon? Mbase prandaj ska per te ekzistuar me Shqiperi pas disa kohesh. Ta gezojme rilindjen me peshqeshet e saj per kete vend...

    Përgjigju
  • Albohitman: 07/06/2020 01:01

    Filluan vjedhjet dhe krimet e te huajve ne Babrru por prisni se nuk,keni pare gje, ju donit Evrope . Ne po na zbojne dhe po na zevendesojne me rraca terroriste. Ky do jete fundi qe kane perfatitur Cofutet per Shqiptaret qe jane komb idiot dhe i Besuan Evropes dhe Amerikes qe e kane Shkaterruar gjate gjithe historise

    Përgjigju
  • Kafsha 2: 06/06/2020 23:08

    Ky eshte Globalizmi te dashur atdhetare!! Vijne ata emigrojme NE!! E kuptuam me vonese!! Duan te humbasim vendinlindjen!! Te bashkejetojme te gjithe se bashku!! Ku do qe vene I kane te paguara te gjitha!! Telefonat I kane teknologjia e fundit!! 400 euro cdo muaj pa punuar fare!! Cpune ka Marokeni Algjeriani Pakistanezi Bangladeshi te kerkojne Azil!! Ne keto vende nuk ka lufte!! E njejta gje po ndodh edhe me NE!! Vemi dhe kerkojme Azil!! Cdo gje po shkon sipas programit Urdhera te reja per Boten!! Uroj tu prishet Enderra nga Bjondi shume shpejt per gjithe njerezimin!!

    Përgjigju
  • Dani: 06/06/2020 18:33

    Ta gezojmë futjen në evropë

    Përgjigju
  • Kafsha: 06/06/2020 18:27

    Ngrihu Enver djali po te pergjerojme , ngrihu se u shkaterrua vendi, han me 10 porta. Ngrihu se keta palaçot qe kemi në politike për 30 vjet e bene vendin siç u tha padroni I tyre, Anglia, ngrihu Enver trimi!

    Përgjigju
  • Rifuxho: 06/06/2020 17:26

    Po refugjatet shqiptare kan te drejt te kerkojn azil ne Shqiperi? Te marrin nje banese me qira te paguar, asistence financiare pa punuar, sherbim shendetsor falas e ilace pa pagese?? Lume me det e kocimare, i thone ketej nga Vlora.Dhija jone e zgjebosur nuk ka as bisht qe ta ngrer perpjete.

    Përgjigju
    • Selenice: 06/06/2020 22:53

      Injorantë vlonjate

  • Bravo: 06/06/2020 16:54

    Sa mir se vetem sirianet ne Siristan

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës