Ligji, kush përfiton pensionin familjar dhe dokumentet që duhen

Ligji, kush përfiton pensionin familjar dhe dokumentet që duhen

Përveç pensionit të pleqërisë dhe pensioneve të ndryshme të posaçme, si ato për ushtarakët, pensionet speciale, etj, legjislacioni në Republikën e Shqipërisë parashikon edhe pensionin familjar. Ky pension jepet nga fondet e Sigurimeve Shoqërore në ato raste kur një person humbet të afërmin dhe ka kushte të vështira jetese. Baza ligjore për këtë pension është Ligji nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe Rregullorja nr. 1, e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, datë 19.10.2009 “Mbi administrimin dhe llogaritjen e pensioneve”.

Kush përfiton
Përfitues të pensionit familjar janë personat si më poshtë vijon.

Sias ligjit, përfiton pension familjar e veja, kur është mbajtëse e një fëmije që ishte në ngarkim të të vdekurit, deri në moshën 8 vjeç; e veja kur është e paaftë për punë dhe kur ka mbushur moshën 55 vjeç.

Po kështu edhe qytetarët meshkuj, pra burri i ve, kur është mbajtës i një fëmije që ishte në ngarkim të të vdekurës, deri në moshën 8 vjeç; kur është i paaftë për punë dhe ka mbushur moshën 60 vjeç.

Gjithashtu përfiton jetimi që ishte në ngarkim të personit që vdiq dhe është nën 18 vjeç, ose deri në 25 vjeç, nëse studion ose është i paaftë për punë.

Mund të përfitojnë, sipas ligjit, edhe prindërit, kur kanë arritur moshën 65 vjeç ose janë të paaftë për punë, prindërit e prindërve, njerku e njerka, kur nuk kanë persona që detyrohen t’i mbajnë, nëse provohet se ata jetonin në të njëjtën familje me atë që vdiq, jo më pak se një vit para momentit të vdekjes dhe kanë arritur moshën 65 vjeç, ose janë të paaftë për punë.

Përfitues mund të jenë nipërit e mbesat, kur janë në ngarkim të atij që vdiq dhe bënin pjesë në të njëjtën familje me të. Në këtë rast ata trajtohen si jetimë.

Por duhet patur parasysh se burri i ve apo gruaja e ve që trajtohet me pension familjar sipas kushteve të mësipërme, humbasin të drejtën për pension familjar kur martohen.

Dokumentacioni
Kërkesa për përfitimin e pensionit familjar bashkë me dokumentat e nevojshme paraqitet në Agjencinë vendore të Sigurimeve Shoqërore (ALSSH) të vendbanimit, sipas gjendjes civile. Dokumentat që shoqërojnë kërkesën për pension familjar janë si më poshtë:

Dokumentat që vërtetojnë moshën dhe identitetin:
– Çertifikatë e gjendjes familjare;
– Çertifikatë vdekjeje e të ndjerit/ës (ku të jetë shënuar dhe shkaku i vdekjes);
– Fotokopje e letrës së njoftimit elektronik për kërkuesin, ose përfituesit e tjerë.

Dokumentat që vërtetojnë periudhat e sigurimit dhe llojin e punës janë:

- Libreza e punës;

- Vërtetim për vjetërsinë në punë dhe llojin e saj;
– Vërtetim për periudhën e sigurimit, e lëshuar nga zyra e arkivit pranë Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore për punëdhënësit, të punësuarit, të vetëpunësuarit, të  vetëpunësuarit në bujqësi dhe të siguruarit në mënyrë vullnetare, si dhe të siguruarit sipas VKM;
– Vendim gjykate për njohje të vjetërsisë në punë (në se shikohet e arsyeshme);
– Vërtetim i vjetërsisë në punë për ish-anëtarët e  kooperativave bujqësore, para vitit 1992;
– Vërtetim i Degës Ushtarake për periudhën e kryerjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak (për kërkuesit meshkuj);
– Vërtetim-tip i vjetërsisë në punë për ushtarakët;
– Fotokopje e noterizuar e diplomës së shkollës së lartë për kërkueset femra (kur kanë mbaruar studimet e larta, me shkëputje nga puna).

Për personat që përfitojnë nga Ligji nr. 7514, datë 30.09.1991 “Për pafajësinë, amnistinë dhe reabilitimin e ish-të Dënuarve dhe të Përndjekurve Politikë” duhen edhe:
– Vërtetim i gjendjes gjyqësore;
– Vërtetim për kohën e vuajtjes së dënimit, lëshuar nga Ministria e Rendit Publik;
– Vërtetim për faktin e dënimit për motive politike dhe kohën e vuajtjes së tij, të lëshuar nga  Komisioni i Ministrisë së Rendit Publik dhe Ministrisë së Drejtësisë;
– Çdo dokument tjetër justifikues, që vërteton qënien në punë.

Dokumentat që vërtetojnë  të qënit në ngarkim të të ndjerit/ndjerës:
Krahas dokumentave të përcaktuara më lart, duhet të dorëzohen dhe dokumentat e mëposhtëme:
– Vërtetim i vazhdimit të shkollës për jetimët që kanë mbushur moshën ligjore për t’u punësuar ose vetëpunësuar;
– Vendim i Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP) për paaftësinë në punë të personave të familjes në ngarkim të të siguruarit të vdekur, kur ata janë në moshë pune;
– Vërtetim i organeve të pushtetit lokal që në ngarkim të të vdekurit ishte një i/e ve, që mban  një fëmijë deri në moshën 8 vjeç, i cili ishte në ngarkim të të vdekurit;
– Vërtetim për personin e ve, që është kërkues për punë;
– Proces-verbal, që provon faktin e vdekjes nga aksidenti në punë,si dhe vendimi i KMCAP, kur vdekja është shkaktuar nga sëmundje profesionale;
– Vërtetim i organeve të pushtetit lokal që prindërit, prindërit e prindërve nuk kanë persona që detyrohen t’i mbajnë dhe jetonin në të njëjtën familje me atë që ka vdekur, jo më pak se një vit para vdekjes;

- Vërtetim nga organet e prokurorisë ose gjykatës për rastet kur kërkohet të përfitohet nga Dekreti nr. 758, datë 01.04.1994 “Për një mbrojtje të veçantë të ushtarakut”;

- Vërtetim nga ministria përkatëse për humbjen e jetës së pilotit në përmbushje të detyrës gjatë fluturimit. Për të marrë këtë përfitim, personi duhet të bëjë kërkesë me shkrim pranë ALSSH-së, ku të deklarojë se nuk është ekonomikisht aktiv (i punësuar ose i vetëpunësuar);
– Jetimi që ka moshën ligjore për t’u punësuar ose vetëpunësuar, kur nuk vazhdon shkollën dhe është nën 18 vjeç (kur banon në qytet) dhe nën 16 vjeç (kur banon në fshat), në kërkesën për pension deklaron se nuk është i punësuar ose i vetëpunësuar si dhe paraqet vërtetim nga Zyra e Punës.

Dokumentat që vërtetojnë të ardhurat e realizuara:
– Vërtetim page, sipas së cilës është derdhur kontribut për periudhat e sigurimit që nga 01.01.1994 deri në momentin e shkëputjes nga puna, sipas formularit tip (nëse ka punuar dhe ka derdhur kontribute për periudhat pas datës 01.01.1994);
– Vërtetim i pagës mesatare neto, për vitin e fundit të punës.

Masa e përfitimit
Pensioni familjar është pjesë e pensionit që kishte ose i takonte të ndjerit/ës.
Personi i/e ve, merr 50% të pensionit që gëzonte ose do të gëzonte i/e ndjeri/a, kur është i/e vetëm dhe për çdo pjestar tjetër merr 25%, me kusht që shuma e pensionit të mos kalojë 100% masën e tij;
Kur e veja nuk është pjestare e pensionit familjar, dhe përfitues është vetëm një jetim, masa e pensionit për jetimin është 50% e pensionit që gëzonte ose do të gëzonte i ndjeri;
Kur e veja nuk është pjestare e pensionit familjar, dhe përfitues janë dy ose më shumë persona, masa e pensionit familjar për secilin prej tyre është 25%, por jo më shumë se 50%  e pensionit që gëzonte ose do të gëzonte i ndjeri;
Shuma e një pensioni familjar nuk duhet të kalojë masën e pensionit që merrte ose do të merrte personi që vdes;
Jetimi merr pension familjar edhe nëqoftëse prindi që jeton është i punësuar, është ekonomikisht aktiv ose merr një pension si të drejtë të tij. Në këtë rast masa e pensionit për çdo jetim ose person tjetër që përfiton është 25% e pensionit që i takonte të ndjerit, por jo më tepër se 50% e tij;
Jetimi që humbet të dy prindërit merr një pension jetimi për sejcilin prej tyre;
Kërkesën për vazhdimin e pensionit familjar, kur mbaron afati i pagesës, përfituesi e paraqet në ALSSH-në e vendbanimit, sipas gjendjes civile, duke i bashkangjitur dokumentacionin e kërkuar.

 

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • DURRSAKU: 21/04/2019 11:59

    PO CA PENSION LESHI THONI JU. kJO ESHTE ME RREJTE VETEN. Ne nje te njohur timin, ka humbur jeten nena. Ka qene e punesuar me page rreth 100'000 leke te reja ne muaj. Ka punuar rreth 28 vjet dhe vjet ka humbur jeten. Babai u punon ndersa te dy femijeve te mitur i ka dale pensioni i nenes 7'500 leke te reja te dyve bashke. Edhe buke thate te hane nuk u del. e ju flsini per pension. Te ishte ne Itali apo kudo ne europe flisnim ndryshe... plehrat

    Përgjigju
    • Mire: 21/04/2019 13:20

      Bravo te lumte tallin b. Me popullin hajfut i duan pervete

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Gjylameti denoncon Bashën në parlament: Nxiti të tjerët të votojnë kundër dje në asamble për daljen nga monitorimi

Gjylameti denoncon Bashën në parlament: Nxiti të tjerët të votojnë kundër dje në asamble për daljen nga monitorimi