VIDEO/ U përfshinë në sherrin ku mbeti i plagosur një shqiptar, burg 15 ditë për 2 tifozë holandezë! Pritet ekspertiza për dëmtimet e të lënduarit, vendos fatin e të rinjve të huaj

Në Tiranë, nuk humbi vetëm skuadra e tyre e zëmrës. 2 tifozë holandezë, jo vetëm humbën biletën e kthimit, por rrezikojnë të dënohen me burg. Davery Boon dhe Denis Hoëelingen, 21 dhe 23 vjeç do të qëndrojnë në burg për 15 ditë, ndërsa Prokuroria e Tiranës po i heton për plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim.

Një ditë para finales së të mërkurës së Conference League, tifozët u përfshinë në një sherr të dhunshëm në rrugën e Barrikadave, te ish-kafe Europa dhe goditën në kokë me karriget e lokalit një shqiptar. Duke thënë se janë shumë të rinj, avokati i holandezëve, Arben Grami, u shpreh pas seancës në Gjykatën e Tiranës, se nuk ishin ata që i dhanë goditjen e fortë në kokë shqiptarit 45-vjeçar, që përfundoi i shtrirë në tokë.

“Janë thjesht 2 të rinj që kanë kryer veprime shumë normalë. Ata janë të shqetësuar dhe janë në pritje të aktit të ekspertimit.  Ata thonë që nuk janë ata që kanë kryer goditjen vendimtare për të dëmtuarin. Ata thonë se nuk kanë qenë të dehur, por thjesht kishin pirë një birrë. Kanë qenë të ulur në tavolinë dhe më pas janë konfliktuar”, ka thënë ai.

Plagosja e rënde me dashje, sipas Kodit Penal shqiptar dënohet nga 3 deri në 10 vjet, por akti i ekspertimit për shkallën e dëmit fizik që mund t’i jetë shkaktuar shqiptarit, është një provë domethënëse për të lehtësuar ose rënduar pozitën e tifozëve. Kështu, nëse 45-vjeçari nuk është gjymtuar, dhuna nuk ka pasoja të përhershme për shëndetin, dhe as nuk ka rrezikuar jetën në momentin e goditjes, vepra penale mund të ndryshojë, në përfshirje në sherr, apo ndëshkime në aspektin sportiv, siç mund të jetë përjashtimi i tyre nga pjesëmarrja në stadium për një afat të caktuar.

Një dëshmi se holandezët nuk ishin ata që plagosën rëndë shqiptarin, dha edhe pronari i lokalit, kur ditën e ngjarjes u shpreh për median italiane “La Repubblica” se shqiptari ishte goditur gabimisht me karrige nga miku i tij, për shkak se veç tifozëve të huaj, në sherr u përfshinë edhe persona të tjerë ende të paidentifikuar nga autoritetet, duke krijuar një situatë kaotike. Sipas pronarit të lokalit, shqiptari kishte përkrahur ekipin verdhekuq duke bërtitur “Roma” në mesin e tifozëve holandezë që kishin ardhur në kryeqytet për finalen mes italianëve dhe Feyenoord.

Një tjetër holandez, 27-vjeçar përfundoi në pranga këtë të premte, për një sherr në rrugën “Abdi Toptani”, të cilit gjatë kontrollit iu gjet edhe kokainë. Kevin Ron De Baat akuzohet për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe do duhet të presë seancën e gjykatës për t’i caktuar masën e sigurimit personal.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:20
VIDEO/ Si nisi sherri në lokal me tifozët holandezë, momenti kur shqiptari vjen për 'sqarim' dhe shoku e godet me karrige

 

Report Tv ka siguruar pamjet nga brenda të ish kafe Europa ku përfshihen në konflikt tifozët holandezë dhe shqiptarë vetëm një ditë para finales së Conference League. Në video duket se si janë të gjithë në tavolinat e tyre dhe fillojnë të konfliktohen fizikisht me njëri-tjetrin.

Shqiptari që mbeti i plagosur vjen nga jashtë dhe duket sikur kërkon sqarim se çfarë po ndodh por përfshihet në sherr ndërsa shoku i tij hedh karrigen për të goditur tifozin holandez. Nga lëvizja gjatë sherrit, u godit shqiptari dhe mbeti i plagosur pasi mori dëmtime në kokë.

 

Ora 12:18
2 holandezët në burg, avokati i tyre: Nuk e rrahën ata shqiptarin e lënduar! Nuk ishin të dehur, janë shumë të rinj

 

Arben Grami, avokati i 2 të rinjve holandezë që u përfshinë në sherrin ku mbeti i lënduar një shqiptar një ditë para finales së Conference League, ka thënë se ata janë të pafajshëm pasi nuk e kanë dhënë ato goditjen vendimtare për të lënduarin.

 “Janë thjesht 2 të rinj që kanë kryer veprime shumë normalë. Ata janë të shqetësuar dhe janë në pritje të aktit të ekspertimit.  Janë shumë të rinj, rreth 21 vjeç. Ata thonë që nuk janë ata që kanë kryer goditjen vendimtare për të dëmtuarin. Ata thonë se nuk kanë qenë të dehur, por thjesht kishin pirë një birrë. Kanë qenë të ulur në tavolinë dhe më pas janë konfliktuar”, ka thënë Grami.

Ora 12:10
Sherri para finales së Conference League me tifozët holandezë, shqiptarin e qëlloi shoku me karrige në kokë (VIDEO)

 

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur një natë para ndeshjes Roma-Feyenoord, ku një shqiptar mbeti i lënduar dhe përfundoi në spital pas përplasjes me tifozët holandezë. Një 45-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë në kokë dhe u dërgua në spital, brenda zonës së tifozëve ku ndodhej grupi i ultras holandez. I plagosuri ndodhet në spital por nuk rrezikon jetën.

Fillimisht i raportua se shqiptari u godit nga tifozët holandezë, por pronari i lokalit 'Europa Caffe' ku ka ndodhur ngjarja, ka treguar për median italiane ‘La Repubblica’ që 45-vjeçari është goditur gabimisht me karrige nga miku i tij.

Ora 11:00
Sherri në mesnatë në Tiranë, arrestohet holandezi 27 vjeçar! U kap nga policia me kokainë

Ndeshja Feyenoord-Romë në Tiranë solli mijëra tifozë nga Holanda dhe Italia. Holandezi 27-vjeçar, i identifikuar si Kevin Ron De Baat u përfshi në një sherr në rrrugën “Abdi Toptani” rreth orës 00:10 të mbrëmjes së djeshme.

Forcat blu kur mbërritën në vendin e ngjarjes, shoqëruan të riun holandez pasi iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Kevin Ron De Baat, i cili akuzohet për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BENI: 31/05/2022 01:28

    O AVOKAT LESHI,,,PO TI CILIN MBRON ATA QE RRAHIN NJE TE RI SHQIPTAR NE PUNE TE VET,,,E NE SHTEPI TE VET,,,E PESOFSH NE FEMIJET E TU N.Q.S. KE FEMIJE,,BURRE I POSHTER.....

    Përgjigju
  • Shoku miku: 28/05/2022 16:14

    Keshtu eshte kur provokon tufen e tifozeve dhe ne fund ta fut edhe shoku pas shpines.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Kam lindur në Athinë, por jam patriot i atdheut tim': Mario Mitaj: Populli rus i thjeshtë dhe miqësor

'Kam lindur në Athinë, por jam patriot i atdheut tim': Mario Mitaj: Populli rus i thjeshtë dhe miqësor