Lihet e lirë Maria 'flokëkuqja', agjentja ruse e burgosur në SHBA kthehet në Moskë

Lihet e lirë Maria 'flokëkuqja', agjentja ruse e burgosur në SHBA kthehet në Moskë

Maria Butina, agjentja e huaj ruse, është lënë e lirë nga burgu në Florida, ku dhe u arrestua, me motivacionin ‘për sjellje të mirë’.

Maria Butina, agjentja 31-vjeçare ruse ishte dënuar në prillin e kaluar në Shtetet e Bashkuara për komplot kundër qeverisë amerikane dhe u dënua me 18 muaj burg.

Një ish-studente në Universitetin Amerikan të Uashingtonit, e apasionuar me armët, ajo ishte në Shtetet e Bashkuara me vizë studentore.

E lindur në Siberi, ‘Maria flokëkuqja ‘pranoi se kishte komplotuar me ndihmën e një zyrtari rus dhe dy amerikanëve.

Nga proceset gjyqësore, rezultoi se ajo vepronte në bashkëpunim me ish-senatorin Aleksandër Torshin, një ish-zëvendës guvernator i bankës qendrore ruse, i cili nuk u akuzua, por përfundoi në listën e zezë të sanksioneve amerikane.

Të përfshirë, por jo të inkriminuar, ishin edhe dy qytetarë amerikanë të 'angazhuar' nga Maria, Patrick Byrne, president i ‘Overstock.com’, i cili dha dorëheqjen pas skandalit, dhe aktivisti politik konservator Paul Erickson.

Rusia atë kohë akuzoi SHBA se e kishin dënuar Maria Butina pasi i kishin ‘zhvatur me forcë’ një rrëfim për një krim që gruaja "me shumë mundësi" nuk e kishte kryer.

Atë kohë Vladimir Putin tha se "Nuk është e qartë se për çfarë u dënua dhe çfarë krimi bëri".

 

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shoferi del nga makina e grushton kalimtarin,se i kërkoi të priste të kalonte rrugën

Lezhë, shoferi del nga makina e grushton kalimtarin,se i kërkoi të priste të kalonte rrugën